Flash

Barclays bllokon llogaritë, Qeveria angleze: Kush do Chelsean të na bëjë një propozim

Lapsi.al 12 March 2022
Barclays bllokon llogaritë, Qeveria angleze: Kush do Chelsean të na

Kushdo që është i interesuar të blejë Chelsean mund t'i drejtohet qeverisë së britanike dhe të bëjë një propozim. Kjo u bë e ditur nga qeveria, pas sanksioneve të vendosura ndaj pronarit aktual Roman Abramovich. "Meqenëse kushtet e licencës u shkruan sot, shitja nuk do të lejohej," tha Ministri i Teknologjisë në Britaninë e Madhe, Chris Philp. "Megjithatë, nëse shfaqet një blerës, do të ishte e mundur që ai blerës ose ajo shoqatë futbolli t'i drejtohet qeverisë dhe të kërkojnë që kushtet të ndryshojnë për të lejuar shitjen”.

Qeveria ka ngrirë asetet e Abramovich, duke ndalur planet e tij të shpallura së fundmi për të shitur Chelsea, nga e cila ai priste të rikuperonte më shumë se 3 miliardë paund. Klubit londinez i është dhënë një licencë speciale për të vazhduar aktivitetet e lidhura me futbollin.

Në arsyet e treguara në dokumentin zyrtar ekziston një pasazh thelbësor që përcakton Abramovich "të lidhur me një person që është ose ka qenë i përfshirë në destabilizimin e Ukrainës dhe në dobësimin dhe kërcënimin e integritetit territorial, sovranitetit dhe pavarësisë së Ukrainës, përkatësisht Vladimir Putin, me të cilin Abramovich ka pasur marrëdhënie të ngushta për dekada. Kjo marrëdhënie interesi e ka lejuar atë të marrë përfitime financiare ose përfitime të tjera materiale nga Putin dhe qeveria e Rusisë".

BARCLAYS PEZULLON LLOGARINË

Llogaritë e bllokuara. Kartat e kreditit të ngrira. Banka Barclays mbyll rubinetat e linjës financiare si pasojë e sanksioneve të rënda të vendosura nga qeveria britanike ndaj Chelseat dhe pronarit aktual të saj, Roman Abramovich, për shkak të afërsisë me Vladimir Putin.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama flet për ZDF: Nuk mund t'u them jo 4 miliardëve

Një vend i mbuluar me rozë. Në Shqipëri, po zhvillohen protesta kundër një resorti luksoz të planifikuar nga familja Trump. Prej kohësh, ky projekt është bërë më shumë sesa thjesht një projekt ndërtimi, por ka të bëjë edhe me kritikat ndaj Kryeministrit Rama.

18:19

Me sytë katër

PAPARAZZI