Flash

Klopp pozicionohet kundër Abramovich pa asnjë diplomaci: "Qeveria britanike bëri mirë"

Lapsi.al 12 March 2022
Klopp pozicionohet kundër Abramovich pa asnjë diplomaci: "Qeveria

"Unë mendoj se ajo që bëri qeveria është e drejtë". Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, e komenton kështu vendimin e qeverisë britanike për të ngrirë asetet e Roman Abramovich, për shkak të lidhjeve të tij me presidentin rus Vladimir Putin, me pasoja të pashmangshme edhe për Chelsean, të cilin manjati rus e zotëron. Trajneri gjerman nuk ka qenë asnjëherë një diplomat i madh dhe as këtë herë nuk ka hequr dorë nga shprehja e lirshme e mendimeve.

"Nuk është një situatë për të cilën janë përgjegjës të gjithë punonjësit e Chelsea. Një njeri është, e ky njeri është Putin. Nuk e di për rolin e Roman Abramovich në të gjitha këto, por mund të thuhet se ai është i afërt me të. Mendoj se ajo çfarë bëri Qeveria britanike është e drejtë, për të qenë 100% i sinqertë. Por nuk është një gjë e mirë për njerëzit e Chelsea dhe tifozët. Unë e kuptoj këtë”, tha Klopp në një konferencë në prag të ndeshjes së Reds kundër Brighton në Premier League.

I pyetur për këtë çështje, Pep Guardiola u kufizua në shprehjen e solidaritetit të tij me anëtarët e Chelsea, duke shmangur gjykimin për penalitetet që kanë goditur Chelsean "sepse nuk e di aq sa duhet".

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI