Flash

Video/ Europa League, Barcelona ngec në shtëpi me Galatasaray: spektakël në Bergamo, Atalanta kalon 3-2 Bayer

Lapsi.al 10 March 2022
Video/ Europa League, Barcelona ngec në shtëpi me Galatasaray:

Ndeshjet e para të 1/8 të Europa League kanë sjellë rezultate befasuese. Atalanta fitoi sfidën e parë të turit të 1/8 të kompeticionit duke mposhtur 3-2 Leverkusen në stadiumin Gewiss. Një ndeshje e pasur me gola mes dy skuadrave ofensive, por që menjëherë u bë e përpjetë për zikaltrit për shkak të golit të shënuar nga Aranguiz. Rikthimi i Atalantës është i gjithi në këmbët e protagonistëve Malinovskyi (23') dhe Muriel (25' dhe 49') autorë të tre golave që përmbysën rezultatin. Pritjet e Hradecky mbajtën në lojë Bayer, që i dha shpresë vetes për kthimin me golin e 3-2 të shënuar nga Diaby.

Në ndeshjet e tjera, mjaftoi një goditje e Munir për të lehtësuar ecurinë e Sevillas në Europa League. Në fazën e 1/8, spanjollët mundën 1-0 në shtëpi West Ham dhe morën një lloj avantazhi përpara përballjes së kthimit. Vendimtar goditja e marokenit me të djathtën, i aftë të linte pas mbrojtësin në topin inaktiv të Acuñas. Në fund, ish-milanisti Ocampos gati dyfishoi, ndërsa Lanzini nuk gjeti impaktin e duhur për barazimin. Kualifikimi do të vendoset në Angli.

Ashtu si në fakt edhe mes Barcelonës e Galatasaray. 0-0 i fiksuar në Kamp Nou ka befasuar skuadrën e Xavit që nuk e kishte menduar kaq të fortë përplasjen me turqit. Pranë kualifikimit janë Rangers e Braga, të dy fitues në shtëpi respektivisht 3-0 kundër Crvena Zvezdës dhe 2-0 ndaj Monacos.

Round of 16 Europa League

Sevilla 1-0 West Ham United

Atalanta 3-2 Bayer Leverkusen

Barcelona 0-0 Galatasaray

Rangers 3-0 FK Crvena Zvezda

SC Braga 2-0 Monaco

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI