
Kryeministri Rama gjatë fjalës së tij në Asamblenë për zgjedhjet lokale të 2027 për bashkinë e Tiranës ka bërë thirrje për drejtuesit e Partisë Socialiste duke thënë se goditja e njerëzve në krye të detyrës pa motive të pajustifikueshme, nuk harrohet dhe nuk falet. Ai e cilësoi partinë e tij si një parti që çliroi shtetin nga largimet politike duke ndikuar kështu në nderin e pjesëtarëve të administratës.
Edi Rama foli edhe për punonjësit e Policisë Bashkiake në raport me marrëdhënien e Erion Veliaj, duke e cilësuar këtë të fundit si një të përjashtuar nga Partia Socialiste. Rama tha se Veliaj qëndronte gabim në marrëdhënie me vetë Kryeministrin dhe PS-në.
Njeriu që nuk është i lirë, i falet t’i gjykojë gabim gjërat, të fantazojë gabim apo të porosisë gabimisht punë të gabuara, por askujt që ka detyrën të vendosë veten në shërbim të të tjerëve nuk i falet të bëjë këto gabime apo të zbatojë porosi që e bëjnë bashkëfajtor ndaj të tjerëve. Çdo drejtuesi që është anëtar i kësaj partie i them sot se goditja e njerëzve në krye të detyrës, me porosi nga larg për motive të pajustifikueshme, nuk harrohet dhe nuk falet. Jemi partia që kemi çliruar shtetin nga largimet politike nga puna, duke shpëtuar nderin e shumë pjesëtarëve të administratës. Tani nuk i kërkohet llogari askujt për kë votojnë. Si mund të largohet nga puna arbitrarisht një grua që ka mbajtur me dinjitet uniformën në krye të Policisë Bashkiake apo të hierarkisë së Tiranës, sepse nuk i bën like dhe share postimeve të Lalit apo sepse nuk ekspozon mbështetjen e avokatit të tij? Ky i fundit firmos si drejtues politik, ndërkohë që është thjesht një nga dy të përjashtuarit e ditëve të fundit të PS-së. Unë nuk gjykoj Erionin për atë që ai bën, por duhet të kuptojë se është në gabim ditë dhe natë në raport me mua dhe PS-në.