
Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) reagoi pas raportimit në disa media se pjesëtarët e këtij misioni u kanë drejtuar armët familjarëve të Jakup Krasniqit gjatë largimit të tij nga vizita familjare në Kosovë.
EULEX mohoi që ndonjë zyrtar policor i këtij misioni të ketë drejtuar armë ndaj kujt qoftë.
“Lidhur me pretendimet e pabaza të publikuara nga disa media lidhur me një trajtim të supozuar të papërshtatshëm të armëve të zjarrit nga zyrtarët policorë të EULEX-it gjatë ofrimit të mbështetjes logjistike dhe operacionale për Dhomat e Specializuara të Kosovës gjatë një vizite në paraburgim për arsye bindëse humanitare, EULEX-i i mohon fuqishëm këto pretendime dhe thekson se zyrtarët policorë të EULEX-it nuk kanë drejtuar asnjë armë ndaj askujt në asnjë moment.
Armët e zjarrit trajtohen nga personeli i EULEX-it në përputhje të rreptë me standardet ndërkombëtare dhe evropiane”, thuhet në reagimin e EULEX-it.