
Momente tmerri ndodhën në një rrugë malore në provincën Sichuan të Kinës, kur një shkëmb i madh ra nga shpati i një kodre dhe u përplas me një makinë që kishte ngecur në trafik.
Incidenti ndodhi të shtunën pasdite, më 14 nëntor, në Qarkun Li, pranë rrugës turistike Lixiao. Një kamera e një makine kapi momentin kur shkëmbi rrokulliset nga shpati i kodrës dhe përplaset me pjesën e pasme të një Peugeot 308 të bardhë.
Goditja shkatërroi pjesën e pasme të makinës, ndërsa edhe xhami i përparmë i makinës u thye. Guri kaloi pranë një gruaje që po qëndronte pranë automjetit dhe ajo e kuptoi rrezikun në kohë, duke u përpjekur të largohej.
Today: A huge rock came crashing down onto the rear of a sedan, narrowly missing a woman in Li County, Sichuan Province, China. Two family members were reportedly sitting in the back seat at the time.Thankfully, everyone escaped unharmed, with no injuries reported. https://t.co/C6lTncPQqL
— Weather Monitor (@WeatherMonitors) November 15, 2026
Sipas informacioneve, dy të afërm të pronarit të makinës ishin në sediljen e pasme. Pavarësisht forcës së goditjes, askush nuk u lëndua. Autoritetet lokale konfirmuan incidentin, ndërsa policia lokale po heton rrethanat në të cilat shkëmbi u shkëput.
Rruga malore konsiderohet e prirur ndaj rrëshqitjeve të dheut dhe rënies së shkëmbinjve, me autoritetet që kanë vendosur shenja paralajmëruese dhe u kanë bërë thirrje shoferëve të jenë veçanërisht të kujdesshëm. ©LAPSI.al