Flash

Lubonja kritikon PD-në dhe Berishën: Protesta kërkon rrëzimin e gjithë klasës politike

Lapsi.al 19 November 2026

Lubonja kritikon PD-në dhe Berishën: Protesta kërkon

Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në emisionin Prime News24 ka komentuar kërkesat e protestuesve kundër qeverisë së Edi Ramës, duke theksuar se pakënaqësia qytetare shkon përtej kërkesës për largimin e kryeministrit. Sipas tij, protesta nuk synon thjesht rrëzimin e Ramës, por edhe ndryshimin e një sistemi politik që, në këto vite, ka konsoliduar pushtetin dhe interesat e një klase të tërë politike.

Lubonja u ndal edhe te thirrja e protestuesve “Rama në burg, Berisha në burg”, duke e cilësuar atë si një mesazh që godet të gjithë klasën politike dhe që shkon më larg se kërkesat e opozitës. Sipas analistit, edhe nëse Rama largohet nga pushteti, mbetet e hapur çështja e oligarkëve që qëndrojnë pas tij dhe e vazhdimësisë së sistemit që është ndërtuar ndër vite.

Ai kritikoi Partinë Demokratike, duke theksuar se kjo e fundit nuk ka arritur të mbajë një qëndrim të qartë llogaridhënës ndaj së shkuarës së saj dhe figurës së Sali Berishës. Lubonja kujtoi se Rama mori me vete oligarkë që më parë kishin qenë pranë PD-së dhe ndërtoi një regjim edhe më autoritar, ndërsa opozita nuk ka treguar forcën për të bërë një analizë kritike të përgjegjësive të veta.

“Gazment Bardhi tha se kërkesa kryesore është rrëzimi i Edi Ramës, që ka 14 vite që keqqeveris. Është kërkesë, por spektri është më i gjerë. Kërkesës për dorëheqjen e Ramës iu shtua edhe kërkesa për rrëzimin e klasës së vjetër. Kërkesa e protestës ‘Rama në burg, Berisha në burg’ godet gjithë klasën politike. Protestuesit kërkojnë diçka që kapërcen edhe ato që kërkon PD-ja.

Mirë, iku Rama, por oligarkët që qëndrojnë prapa Ramës mund të qëndrojnë akoma, edhe nëse vjen një person nga PD-ja. Rama mori oligarkët nga PD-ja dhe ndërtoi një regjim më autoritar. Kritikën nuk e ka bërë PD-ja, sepse nuk kanë fuqi që të kritikojnë Berishën. Nuk dihet as fati i protestës dhe as fati i së ardhmes. Kërkesa kryesore është që të ndryshohet sistemi”, u shpreh Lubonja. /BW

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI