Flash

Gazetari: Më fyen dhe kërcënuan 2 deputetë gangsterë të PS

Lapsi.al 18 November 2026

Gazetari: Më fyen dhe kërcënuan 2 deputetë gangsterë

Gazetari Isa Myzyraj, drejtues i Asociacionit të Gazetarëve të Shqipërisë njoftoi në rrjetet sociale se është fyer dhe kërcënuar nga salla e Kuvendit nga dy deputetë të PS-së. 

“Sot rreth orës 22:30 po bëja fotografi nga vendi ku rrinë gazetarët në kuvend, edhe për të treguar se në ditën më të rëndësishme të parlamentit kur vendoset buxheti i shtetit në vitin e ardhëm as 10% e deputetëve nuk ishin prezentë.

Krejt çuditërisht deputeti Agron Malaj më drejtohet nga vendi i tij me një breshëri fyerjesh dhe kërcënimesh të drejtpërdrejta, pse filmoj, pse bëj foto.

Në të njëjtën linjë por jo në të njëjtën fjalor edhe deputetja e PS Brisejda Çakërri.

Pikë së pari asnjë prej deputetëve në fjalë nuk është dhe nuk ka qenë kurrë më fokusin tim, për vetë faktin se nuk kanë një jetë aktive parlamentare.

Po e bëj këtë postim për të treguar se po, në kuvendin e Shqipërisë dikush guxon të kërcënojë dhe të fyejë një gazetar” – shkroi ai në Facebook. 

Incidenti u denoncua edhe nga deputetja e PD-së Jorida Tabaku ndërsa kreu i deputetëve të PS-së Taulant Balla tha se do t’i qortonte deputetët e tij nëse ishte e vërtetë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI