Flash

Ndodh në Tiranë/ 24-vjeçarja bie nga dritarja e pasme e taksisë, ndalohet shoferi

Lapsi.al 18 November 2026
Ndodh në Tiranë/ 24-vjeçarja bie nga dritarja e pasme e
Foto ilustruese

Një incident i pazakontë ka ndodhur në Mullet, ku një 24-vjeçare ka rënë nga dritarja e pasme e një taksie që drejtohej nga një 47-vjeçar.

Ky i fundit është ndaluar nga policia, ndërsa e reja po merr ndihmë mjekësore. Po ashtu, është proceduar edhe shoqja e saj për pengim të zbulimit të së vërtetës.

“U ndalua me iniciativë shtetasi J. S., 47 vjeç, sepse më datë 15.11.2026, në orët e para të mëngjesit, në rrugën e fshatit Mullet, dyshohet se ka rënë nga dritarja e pasme e mjetit taksi që ai drejtonte shtetasja P. V., 24 vjeçe, e cila po merr mjekim në spital.

Gjithashtu, u procedua penalisht shtetasja L. T., 23 vjeçe, pasagjerja tjetër në mjet, pasi ka kryer veprime për të penguar zbulimin e së vërtetës dhe ka dhënë deklaratë të rreme për rastin”, njofton policia.

Sipas Top Channel dyshohet se kishin konsumuar alkool në zonën e Mulletit. Në një moment, e reja ka hipur në dritaren e pasme të automjetit për të realizuar një video, por është rrëzuar. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI