
Kreu i Grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka folur lidhur mbi ndalimin që policia po i bën zhvillimit të protestës në bulevard.
Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, Bardhi shprehet se e drejta e tubimit është e garantuar me Kushtetutë dhe kushdo që e shkel atë arbitrarisht nuk do mbetet pa përgjegjësi.
"E drejta për t'u tubuar dhe për të protestuar në mënyrë paqësore është e garantuar me Kushtetutë dhe nuk mund të cenohet, intimidohet apo shuhet përmes gjobave dhe as përmes dhunës policore.
Askush nuk është mbi Kushtetutën dhe askush nuk mund të përdorë autoritetin shtetëror për të penguar ushtrimin e një të drejte themelore. Cilido që pengon arbitrarisht ushtrimin e të drejtës për protestë paqësore kryen vepër penale.
Pengimi i ushtrimit të së drejtës për tubim dhe manifestim nuk mund të mbetet pa përgjegjësi" - shkruan Bardhi. /LAPSI.al