Flash

Dëshmia/ Si e masakruan të riun në komisariat dy policët e Ramës

Lapsi.al 18 November 2026

Dëshmia/ Si e masakruan të riun në komisariat dy policët e

Një i ri ka denoncuar dhunën e ushtruar nga efektivët e policisë në zyrën e komisariatit nr.1, pasi mori pjesë në protestën kundër kryeministrit Edi Rama, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. 

Në një prononcim për mediat, krah kreut të Partisë Mundësia, Agron Shehaj dhe deputetit Erald Kapri, ai tregon se pas shpërndarjes së protestuesve është shoqëruar së bashku me një shokun e tij në Komisariatin Nr. 1, ku fillimisht është dërguar në paraburgim dhe më pas është thirrur në një zyrë, ku sipas tij, është dhunuar nga Roki Pepa dhe Ervin Hasrama.

Dëshmia/ Si e masakruan të riun në komisariat dy policët e

Ai ka rrëfyer gjithashtu se gjatë dhunës është kërcënuar me fjalët: “Mos harro se e ke personale. Mos harro se këto pllaka kishe për t’i larë në gjak”.

I riu deklaroi se do ta denoncojë ngjarjen dhe do të ndjekë çështjen deri në fund.

Dëshmia/ Si e masakruan të riun në komisariat dy policët e

“Kur po shpërndaheshim, vjen një makinë. Isha me një shok dhe na shoqërojnë tek komisariati nr. 1. Në fillim më çojnë në paraburgim. Më pas vjen njëri dhe më thotë “të kërkon shefi sipër”. Ishte Roki Pepa, filloi direkt me fjalë banale bashkë me Ervin Hasramën që më kanë goditur pa pushim. Roki Pepa tha “mos harro se e ke personale. Mos harro se këto pllaka kishe për t’i larë në gjak”. Tani nuk e di a është krim të protestosh, por kjo është një gjë që do ta denoncoj dhe do t’i shkoj deri në fund. Nuk e fal.

Thjesht hajde pa këtu sipër, pse proteston dhe shan. Më çuan sipër tek zyra dhe më kanë goditur. Ishte vetë Roki Pepa dhe Ervin Hasrama. Pas kësaj dhune, më nxjerrin një djalë në telefon. Kam pasur disa probleme me anën e shëndetësisë sepse kisha vëllain e vogël e kisha sëmurë dhe shteti nuk më është përgjigjur. Më tha do t’i rregullojmë ne. Ne presim që të dhunohemi dhe më pas të na ndihmojnë këta.”, deklaroi i riu në oborrin e kuvendit ku ishte shoqëruar nga dy deputetët Agron Shehaj dhe Erald Kapri. 

Shehaj deklaroi se do t'a çojë në SPAK këtë rast dhune ndaj Eneas, 23-vjeçarit të ënjtur nga dhuna policore. 

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI