Flash

Policia vendos 28 gjoba për dy ditë, procedon 24 protestues

Lapsi.al 18 November 2026

Policia vendos 28 gjoba për dy ditë, procedon 24 protestues

Policia e Tiranës njoftoi të mërkurën më 18 nëntor procedimin penalisht të 24 personave gjatë protestës të zhvilluar të matën, si dhe vendosjen e 28 masave administrative gjatë dy ditëve të fundit, bazuar në Aktin Normativ nr.5, të miratuar nga qeveria e kryeministrit Edi Rama më 28 tetor. Po ashtu, u raportua se gjatë tubimit të djeshëm janë dëmtuar dy punonjës policie.

Gjatë tubimit të djeshëm, protestuesit tentuan të qëndronin në bulveardin Dëshmorët e Kombit, por policia ndërhyri për t’i larguar. Pas ndërhyrjes së policisë u krijuan tensione të forta mes tyre dhe protestuesve, që pasoi në shoqërimin e dhjetëra prej këtyre të fundit.

Përmes Aktit Normativ, qeveria ndryshoi ligjin “Për tubimet”, duke zgjeruar kompetencat e policisë për kufizimin e protestave dhe ndëshkimin e pjesëmarrësve, pavarësisht nëse janë përfshirë ose jo në akte të dhunshme.

Pas miratimit të këtij akti, policia ka njoftuar deri të mërkurën vendosjen e 231 masave administrative ndaj protestuesve, tre prej të cilave në vlerën nga 500 mijë lekë secila, kurse të tjerat nga 5 mijë lekë. Në total, vlera e masave administrative të caktuara ndaj protestuesve, shkon në 1 milion e 290 mijë lekë.

Demonstratat, të cilat u paraprinë nga mbi katër muaj protestash kryesisht paqësore, janë shoqëruar me përleshje, dëmtime të pronës publike dhe private, përdorim të gazit lotsjellës, topave të ujit dhe plumbave të gomës nga policia, si dhe me arrestime të shumta.

Policia ka raportuar për efektivë të plagosur dhe dëmtime të institucioneve, ndërsa organizatat e të drejtave të njeriut dhe të medias kanë ngritur shqetësime për proporcionalitetin e përdorimit të forcës.

Demonstratat e studentëve, që u paraprinë për mbi katër muaj protestash kryesisht paqësore, janë shoqëruar me përleshje, dëmtime të pronës publike dhe private, përdorim të gazit lotsjellës, topave të ujit dhe plumbave të gomës nga policia, arrestime të shumta dhe së fundmi caktimi masave administrative financiare.

Policia ka raportuar për efektivë të plagosur dhe dëmtime të institucioneve, ndërsa organizatat e të drejtave të njeriut dhe të medias kanë ngritur shqetësime për proporcionalitetin e përdorimit të forcës. /BIRN 

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.02

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI