Flash

Ekosistemi shqiptar i inovacionit prezantohet në Bits & Pretzels: 17 startupe, nga Shqipëria, Kosova dhe diaspora

Lapsi.al 28 September 2026

Ekosistemi shqiptar i inovacionit, që po konsolidohet si një rrjet sipërmarrjesh, me ambicie ndërkombëtare, po prezantohet në Bits & Pretzels 2026, një nga eventet më të rëndësishme europiane të startup-eve dhe inovacionit, që zhvillohet në Mynih të Gjermanisë.

Në këtë festival, Shqipëria, që këtë vit ka statusin e vendit partner, po përfaqësohet me 17 startup-e nga Shqipëria, Kosova dhe diaspora, të cilat sjellin jo vetëm historitë e tyre të suksesit, por edhe një panoramë të transformimit që po kalon ekosistemi shqiptar i inovacionit. 

E pranishme në Bits & Pretzels, Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, znj. Delina Ibrahimaj, u shpreh se “17 Startup-et e përzgjedhur, operojnë në fushat e cybersecurity, inteligjencës artificiale dhe në edukim. Jo pa qëllim janë përzgjedhur këto sektorë, pasi janë ndër më të kërkuarit aktualisht në tregjet ndërkombëtare. Qëllimi është që këto startup-e të ndajnë idetë e tyre, të bëjnë takime me të singjashmit si dhe për të tërhequr sa më shumë financime në tregun tonë. Panaire të tilla shërbejnë për ta vendosur Shqipërinë në hartën globale të ekosistemit të startupe-ve, që të arrijmë në nivelet e vendeve, që janë të shtrira, në tregjet e huaja.” 

Promovimi i ekosistemit shqiptar të inovacionit në Bits & Pretzels është nismë e Startup Albania dhe EU4Innovation (GIZ), në kuadër të përpjekjeve për të zgjeruar praninë ndërkombëtare të startup-eve shqiptare dhe për t’i lidhur ato me rrjetet europiane të inovacionit dhe investimeve.

Pjesëmarrja në Bits & Pretzels 2026 vjen pas një pranie gjithnjë e më aktive të startup-eve shqiptare në evente të rëndësishme ndërkombëtare të inovacionit, si ITB Berlin, VivaTech dhe Slush, duke forcuar gradualisht pozicionimin e Shqipërisë në hartën europiane të sipërmarrjes inovative.

(Artikull promocional) 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI