Flash

PAMJET/ Banderola me syrin e Erjon Vishkullit, mesazh prekës i tifozëve në Air Albania

Lapsi.al 12 November 2026

PAMJET/ Banderola me syrin e Erjon Vishkullit, mesazh prekës i

Një mesazh solidariteti ka ardhur nga tribunat e stadiumit “Air Albania”, ku Shqipëria po luan ndaj Finlandës. Në mesin e atmosferës kuqezi, tifozët kanë zgjedhur të përcjellin një mesazh të veçantë, duke shpalosur një banderolë të madhe me syrin e Erjon Vishkullit, të riut që mbeti i plagosur rëndë gjatë protestës studentore në Tiranë.

Vishkulli, pjesë e tifozëve të Kombëtares shqiptare, u dëmtua në syrin e majtë më 24 tetor, gjatë përplasjes mes protestuesve dhe Policisë në kryeqytet. Ai dyshohet se u godit nga një plumb gome, ndërsa pas ndërhyrjes së parë mjekësore në Shqipëri u dërgua në Itali për trajtim të specializuar.

PAMJET/ Banderola me syrin e Erjon Vishkullit, mesazh prekës i

Banderola e shpalosur në tribunën kuqezi rikthen në vëmendje plagosjen e të riut dhe shërben si një mesazh mbështetjeje për të, në një mbrëmje ku mijëra tifozë janë bashkuar për të mbështetur Kombëtaren. Përtej rezultatit në fushën e lojës, mesazhi i tifozëve tregon se solidariteti dhe lidhja mes tyre shkojnë përtej futbollit. “Erjon, jemi me ty!” është mesazhi që përcillet nga tribunat e “Air Albania”.

PAMJET/ Banderola me syrin e Erjon Vishkullit, mesazh prekës i

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ndryshime në kabinetin qeveritar

Teksa pritet asambleja e PS-së të shtunën, ku mund të ketë edhe ndryshime në kabinetin qeveritar, sot ka pasur një lëvi...

18:15

Me sytë katër

PAPARAZZI