Flash

Skandali në Spitalin e Kumanovës/ 80 punësime të reja, por asnjë shqiptar

Lapsi.al 12 November 2026

Skandali në Spitalin e Kumanovës/ 80 punësime të reja, por

Asnjë shqiptar në mesin e dhjetëra të punësuarve në Spitalin e Kumanovës. Punësimet e fundit në këtë institucion kanë hapur debat për përfaqësimin etnik, ndërsa drejtori Sasho Stoshevski vazhdon të heshtë. Televizioni Alsat tentoi të vihet në kontakt me të, por gjatë gjithë ditës ishte i pakapshëm.  Sipas informacioneve të Alsat, procesi i punësimeve është zhvilluar në disa faza.

Fillimisht, 10 persona kanë marrë vendime para dy muajsh, më pas janë angazhuar 7 persona me kontrata para një muaji dhe 7 të tjerë para një jave. Ndërsa ditë më parë janë angazhuar edhe 62 persona me kontrata. Sipas të dhënave që posedojmë, të gjithë rreth 80 të punësuarit, janë të përkatësisë etnike maqedonase. Sipas opozitës, ky rezultat vjen si pasojë e premtimeve të rrejshme të VLEN-it që balancuesin do ta kthejnë në fuqi ligjore.

“Ju po e shihni se shqiptarët po përjashtohen po diskriminohen, ky Konkursi në spitalin e Kumanovës ku mbi 60 maqedonas dhe zero shqiptarë janë pranuar është në vazhdën e konkurseve që po realizohen gjithandej, kjo është ajo që e shfuqizuan balancuesin, që thoshin këta të vlenit se balancuesin do ta avancojmë do ta bëjmë me ligj, ja po i shihni pasojat”, deklaroi Arbër Ademi, BDI.

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi tha se ai dhe partia të cilës i taon ai do të shqyrtojnë këtë vendim të drejtorit në nivel partishë dhe brenda komisionit kadrovik, ndërsa paralajmëroi se sikur në Spitalin e Kumanoës ashtu edhe në institucionet tjera do të ketë punësime të reja.

“Normalisht që edhe aty do të ketë punësime edhe të rajonit, konkretisht të qytetit të Kumanovës, por edhe përreth vendit”, theksoi Besar Durmishi, Ministër i Ekonomisë dhe Punës.

Spitali i Kumanovës nën menaxhimin e Sasho Stoshevskit ishte në shënjestër edhe muaj më parë, mbi avancimet dhe emërimet nëpër klinikat e këtij spitali. Stoshevski kishte paralajmëruar rregullimin e përfaqësimit dhe respektimin e meritokracisë, por deri tani nuk ka ndërmarrë asnjë veprim. Në nivel qendror dhe lokal së fundi janë bërë qindra punësime, ndërsa përfaqësimi i drejtë dhe adekuat nuk është respektuar pothuajse në asnjë prej institucioneve. /Marrë nga Alsat.mk.

Të këshilluara

Ngrihen sërish çmimi i naftës

Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të shitjes me shumicë dhe pakicë të karburanteve në vend. Vendimi ësh...

18:17

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ndryshime në kabinetin qeveritar

Teksa pritet asambleja e PS-së të shtunën, ku mund të ketë edhe ndryshime në kabinetin qeveritar, sot ka pasur një lëvi...

18:15

Me sytë katër

PAPARAZZI