
Britney Spears duket se po përgatitet të nisë një kapitull të ri në jetën e saj profesionale. Këngëtarja 44-vjeçare po punon për një projekt të ri sekret, të cilin burime pranë saj e përshkruajnë si një dëshirë që ajo dhe fansat e saj e kanë pritur prej më shumë se 20 vitesh.
Sipas burimeve të cituara nga Page Six, Britney ka kaluar vitin e fundit duke punuar intensivisht për këtë projekt, ndërsa zbulimi i tij pritet të ndodhë shumë shpejt.
“Është një projekt thellësisht personal, të cilin Britney dhe fansat e saj e kanë dëshiruar prej më shumë se 20 vitesh”, ka treguar një burim pranë këngëtares.
Megjithatë, duket se nuk bëhet fjalë për një album të ri apo rikthim në skenën muzikore. Sipas të njëjtave burime, projekti është një produkt i ri në fushën e stilit të jetesës (lifestyle), të cilin artistja ka kohë që dëshiron ta lançojë.
Vizita e fundit e Britney Spears në New York ka marrë një tjetër kuptim pas këtyre raportimeve. Këngëtarja është fotografuar në muajin tetor në një restorant në Manhattan, por sipas burimeve, udhëtimi i saj në qytet kishte një qëllim profesional.
Ajo ka zhvilluar takime në lidhje me projektin e ri dhe mund të rikthehet sërish në New York për të vijuar përgatitjet për lançimin e tij. Përfaqësuesit e këngëtares nuk kanë dhënë ende një koment zyrtar lidhur me këto raportime.