Flash

Pas Klosit edhe Taulanti e lë në baltë Veliajn

"Veliajn e kam mik, por në përballjen me drejtësinë duhet ta bëjë vetë, pa përfshirë grushtin dhe trëndafilin e PS-së"

Lapsi.al 11 November 2026

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka rrefuzuar kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për të marrë pjesë në mbledhjen e Asamblesë së PS-së, e parashikuar të zhvillohet më 14 nëntor.

Pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, në një prononcim për mediat, Balla deklaroi se Partia Socialiste nuk do të bëhet mburojë për asnjë prej përfaqësuesve të saj në përballjen me drejtësinë.

Ai theksoi se çështjet që lidhen me drejtësinë janë kompetencë e organeve përkatëse dhe nuk përbëjnë vendimmarrje të strukturave të partisë.

“Në përballjen me drejtësinë, çdo përfaqësues i PS e ka më vete, PS nuk bëhet mburojë e askujt dhe i lutem çdo përfaqësuesi të mos na përfshijë dhe të mos përfshijë organet e PS në këtë. Këto vendimmarrje nuk janë vendimmarrje të Asamblesë së PS, Kryesisë së PS, por të organeve të drejtësisë.Veliajn e kam mik, por në përballjen me drejtësinë duhet ta bëjë vetë, pa përfshirë grushtin dhe trëndafilin e PS-së”, tha Balla.

Të martën (10 nëntor), Veliaj iu drejtua me një letër Sekretarit të Përgjithshëm të PS-së, Blendi Klosi dhe prokurorit të çështjes në SPAK, duke kërkuar që të jetë i pranishëm fizikisht në mbledhje ose, nëse kjo nuk është e mundur, përmes një lidhjeje me videokonferencë.

Ai kërkoi që t’i krijohet mundësia të ndjekë diskutimet, të marrë fjalën, të paraqesë propozime dhe të marrë pjesë në vendimmarrje. Menjeherë pas kësaj në një intervistë për Klan News, sekretari i përgjithshëm i PS, Blendi Klosi tha se Veliaj fillimisht duhet të marrë një përgjigje nga organet e drejtësisë nëse mund të marrë leje për të folur në asamble dhe më pas t’i drejtohet partisë. 

LAPSI.AL

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI