Flash

U paraqit në SPAK si e dyshuar për krime zgjedhore, deputetja e PS, Sara Mile: U thirra si person në dijeni

Lapsi.al 11 November 2026

U paraqit në SPAK si e dyshuar për krime zgjedhore, deputetja e PS,

Deputetja e PS Sara Mila është paraqitur në ambientet e SPAK, ku është marrë në pyetje lidhur me dyshimet për blerje votash përmes premtimeve për ndihmë ekonomike. Pas daljes nga Prokuroria e Posaçme, Mila deklaroi se ishte thirrur në cilësinë e personit që ka dijeni për çështjen. Ajo tha se kishte dhënë dëshminë e saj dhe se ishte e gatshme të bashkëpunonte me drejtësinë, sa herë të ishte e nevojshme.

Në prononcimin për mediat, Mila e cilësoi situatën si një kalvar të gjatë të hedhjes së baltës nga politika e vjetër. Ajo theksoi se beson te ligji dhe se do të jetë në dispozicion të organeve të drejtësisë.

Sara Mila: Ky është një kalvar i gjatë i hedhjes së baltës nga politika e vjetër. U thirra si person që jam dijeni, kam dhënë dëshminë time. Sa herë SPAK dhe organet e drejtësisë, të kenë nevojë për fjalën time, do jem këtu sa herë të jetë e nevojshme, si një njeri që beson tek ligji.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI