Flash

SPAK kërkon psikologë për shkak të presioneve ndaj hetuesve dhe dëshmitarëve

Për 2027, kërkohen 25 pozicione të reja pune për SPAK dhe 94 pozicione për Byronë Kombëtare të Hetimit. Procesi i rekrutimit kërkon kohë për shkak të testimeve dhe verifikimeve të pasurisë dhe figurës së kandidatëve. Gjatë vitit 2026, SPAK ka marrë në shqyrtim qindra çëshjte të rëndësishme që vijojnë të jenë ende nën hetim.

20:35 Erion Abule

Hegseth përdor Kosovën për t'i shpëtuar shkarkimit për çështjen e Iranit

Lapsi.al 10 November 2026

Hegseth përdor Kosovën për t'i shpëtuar shkarkimit

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, përmendi ndërhyrjen ushtarake në Kosovë më 1999, gjatë presidencës së Bill Clintonit, teksa mbrojti veten nga një nismë për shkarkimin e tij, e iniciuar nga një kongresist i Partisë Republikane.

Në një konferencë për media në Pentagon, më 10 nëntor, Hegseth argumentoi se asnjë sekretar amerikan i Mbrojtjes nuk ishte shkarkuar për udhëheqjen e operacioneve ushtarake që ai i cilësoi të ligjshme.

“Asnjëherë, me apo pa rezolutë për kompetencat e luftës. As nën Reaganin në Liban, as nën Clintonin në Kosovë, as nën Obamën në Irak dhe Siri, as nën Bidenin në Irak dhe Siri. Ky është standardi”, tha Hegseth.

Ai iu referua ndërhyrjeve të mëparshme amerikane për të kundërshtuar përpjekjen për shkarkimin e tij, të cilën e cilësoi si mosmarrëveshje politike dhe jo si çështje të shkeljes së ligjit.

Shtetet e Bashkuara udhëhoqën fushatën ajrore të NATO-s kundër forcave jugosllave në vitin 1999, gjatë luftës në Kosovë.

Ndërhyrja 78-ditore synonte t’i jepte fund dhunës dhe dëbimit të shqiptarëve të Kosovës nga forcat serbe.

Deklarata e Hegsethit vjen pasi kongresisti republikan, Thomas Massie, paraqiti më 9 nëntor tetë akuza për shkarkimin e sekretarit të Mbrojtjes, duke e akuzuar atë për shkelje të Kushtetutës dhe ligjeve amerikane, gjatë udhëheqjes së operacioneve ushtarake.

Akuzat lidhen kryesisht me luftën e Shteteve të Bashkuara kundër Iranit, përfshirë pretendimin se operacionet janë zhvilluar pa autorizimin e Kongresit.

Massie ngriti gjithashtu shqetësime për sulmet amerikane ndaj anijeve të dyshuara për trafikim droge në Karaibe dhe Paqësor, operacionet në Jemen e Venezuelë dhe trajtimin e viktimave civile.

Hegseth i hodhi poshtë akuzat, duke këmbëngulur se operacionet ishin të ligjshme, të urdhëruara nga presidenti Donald Trump dhe të zbatuara nga ushtria amerikane.

“Ajo që po përpiqet të bëjë një kongresist i pakënaqur dhe i mundur, nuk është mbikëqyrje dhe as kërkim llogarie. Është një spektakël politik, një manifest personal i nxitur nga egoja dhe pakënaqësia”, tha ai.

Ai e përshkroi nismën si përpjekje për të dëmtuar presidentin Trump dhe forcat e armatosura amerikane.

Sipas Hegsethit, dallimet mbi politikat ushtarake duhet të trajtohen përmes legjislacionit, debatit dhe zgjedhjeve, jo përmes procedurave të shkarkimit.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes kundërshtoi edhe pretendimet për sulme ndaj civilëve, duke thënë se ato përbëjnë akuza të pabaza ndaj pjesëtarëve të ushtrisë që kanë zbatuar urdhrat.

Ai mbrojti operacionet kundër Iranit dhe sulmet ndaj anijeve të dyshuara për trafikim droge, duke i paraqitur si masa për mbrojtjen e sigurisë amerikane.

Hegseth paralajmëroi, gjithashtu, se forcat amerikane mbeten të gatshme të veprojnë, nëse Irani përshkallëzon konfliktin.

Presidenti Trump i ka dalë në mbrojtje sekretarit të tij të Mbrojtjes, duke vlerësuar veprimet e tij në Iran dhe Venezuelë dhe duke kundërshtuar nismën për shkarkim.

Dhoma e Përfaqësuesve pritet të votojë deri më 11 nëntor për nismën kundër Hegsethit. Republikanët mund të kërkojnë bllokimin e saj ose dërgimin për shqyrtim në komision, pa kaluar domosdoshmërisht në votimin për shkarkim.

Për shkarkimin e një zyrtari të lartë amerikan, fillimisht nevojitet miratimi i akuzave nga shumica e Dhomës së Përfaqësuesve.

Më pas, Senati duhet ta shpallë fajtor me shumicë prej dy të tretash për ta larguar nga detyra.

Nisma është veçanërisht e ndjeshme për administratën Trump, pasi është ndërmarrë nga një kongresist i partisë së presidentit, pas humbjeve të republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit, më 3 nëntor. /Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Të këshilluara

SPAK kërkon psikologë për shkak të presioneve ndaj hetuesve dhe dëshmitarëve

Për 2027, kërkohen 25 pozicione të reja pune për SPAK dhe 94 pozicione për Byronë Kombëtare të Hetimit. Procesi i rekrutimit kërkon kohë për shkak të testimeve dhe verifikimeve të pasurisë dhe figurës së kandidatëve. Gjatë vitit 2026, SPAK ka marrë në shqyrtim qindra çëshjte të rëndësishme që vijojnë të jenë ende nën hetim.

20:35 Erion Abule

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Dosja e SPAK/ Gysi- Vlora, një "dashuri" e blerë me miliona

SPAK ka zbuluar se si paratë e nxjerra nga tenderat e trukuar të AKSH-it, prej Ergys Agasit shkonin drejt llogarive që lidheshin me Vlora Hysenin, në këmbim të infove të shërbimit sekret me të cilat ajo furnizonte grupin kriminal

13:38

Me sytë katër

PAPARAZZI