Flash

Aksidenti tragjik në Bullgari, përplasen 86 makina, 12 të vdekur

Lapsi.al 10 November 2026

Aksidenti tragjik në Bullgari, përplasen 86 makina, 12 të vdekur

Pas aksidentit masiv në Bullgari ku 86 automjete, mes tyre makina dhe kamionë, janë përfshirë në përplasje të njëpasnjëshme në autostradën e Trakisë, janë njoftuar të dhënë të reja. Si pasojë e përplasjeve 12 persona kanë humbur jetën dhe 51 të tjerë kanë mbetur të plagosur, 13 prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë.

Sipas njoftimeve paraprake, aksidenti ndodhi të martën në rajonin e Jambolit, mes kryqëzimeve të Zimnicës dhe Kabiles, për shkak të mjegullës së dendur që uli ndjeshëm dukshmërinë. Në përplasjet zinxhir u përfshinë 63 automjete në drejtimin Burgas-Sofje dhe 23 në drejtimin tjetër.   

Shumë drejtues automjetesh kanë humbur kontrollin duke upërplasur kështu me njëri-tjetrin. Të plagosurit u transportuan në spitalet e Slivenit, Jambolit dhe Burgasit.

Vetëm në spitalin e Slivenit u dërguan 23 persona, 19 prej të cilëve kërkuan shtrim në spital. Disa nga të plagosurit iu nënshtruan ndërhyrjeve kirurgjikale. Bilanci i viktimave u rrit nga 11 në 12, pasi një prej të plagosurve ndërroi jetë në spitalin e Jambolit.

Ekspertja e sigurisë rrugore Diana Rusinova, e cila mbërriti në vendngjarje, e cilësoi aksidentin si një nga më të rëndët që kishte parë ndonjëherë. Ajo ngriti gjithashtu shqetësime për mungesën e sistemeve të paralajmërimit të hershëm për drejtuesit e mjeteve, duke theksuar se sinjalistika elektronike dhe teknologjitë moderne mund të ndihmojnë në parandalimin e tragjedive të tilla.

Pas ngjarjes, qeveria bullgare shpalli të mërkurën, 11 nëntor, ditë zie kombëtare në nderim të viktimave. Ndërkohë, Shërbimi Hetimor Kombëtar, ka nisur hetimet për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Dosja e SPAK/ Gysi- Vlora, një "dashuri" e blerë me miliona

SPAK ka zbuluar se si paratë e nxjerra nga tenderat e trukuar të AKSH-it, prej Ergys Agasit shkonin drejt llogarive që lidheshin me Vlora Hysenin, në këmbim të infove të shërbimit sekret me të cilat ajo furnizonte grupin kriminal

13:38

Me sytë katër

PAPARAZZI