
Parlamenti i ri i Izraelit pritet të ndërmarrë një sërë nismash politike dhe ligjore që mund të ndikojnë drejtpërdrejt te kryeministri në detyrë, Benjamin Netanyahu, edhe përpara formimit të qeverisë së re. Opozita synon të marrë kontrollin e institucioneve parlamentare dhe të nisë ndryshime që prekin vendimet kryesore të qeverisë së mëparshme.
Sipas raportimeve nga mediat e huaja, ndër prioritetet kryesore është krijimi i një komisioni të posaçëm hetimor për të zbardhur përgjegjësitë lidhur me sulmin e Hamasit më 7 tetor 2023, i cili shkaktoi humbjet më të mëdha të jetëve në historinë e Izraelit. Komisioni pritet të shqyrtojë gabimet dhe dështimet që paraprinë sulmin, si dhe përgjegjësinë e mundshme të kryeministrit Netanyahu dhe institucioneve shtetërore.
Parlamenti i ri i Izraelit pritet të ndërmarrë një sërë nismash politike dhe ligjore që mund të ndikojnë drejtpërdrejt te kryeministri në detyrë, Benjamin Netanyahu, edhe përpara formimit të qeverisë së re. Opozita synon të marrë kontrollin e institucioneve parlamentare dhe të nisë ndryshime që prekin vendimet kryesore të qeverisë së mëparshme.
Sipas raportimeve, ndër prioritetet kryesore është krijimi i një komisioni të posaçëm hetimor për të zbardhur përgjegjësitë lidhur me sulmin e Hamasit më 7 tetor 2023, i cili shkaktoi humbjet më të mëdha të jetëve në historinë e Izraelit. Komisioni pritet të shqyrtojë gabimet dhe dështimet që paraprinë sulmin, si dhe përgjegjësinë e mundshme të kryeministrit Netanyahu dhe institucioneve shtetërore.