Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

9 ish-kryeministra britanikë bëhen bashkë në nderimin e veteranëve

Lapsi.al 8 November 2026

9 ish-kryeministra britanikë bëhen bashkë në nderimin e

9 ish-kryeministra të Britanisë së Madhe u bënë bashkë në ceremoninë e veçantë të nderimit të veteranëve të Luftës së Dytë Botërore. Midis tyre ishin John Major, 83 vjeç, ish-kryeministri më i vjetër; Keir Starmer, ish-kryeministri më i fundit, por edhe Liz Truss, kryeministrja me mandatin më të shkurtër në detyrë. Kryeministri aktual Andy Burnham mori pjesë në ceremoni për herë të parë. Nuk munguan as Theresa May, Gordon Brown apo edhe Rishi Sunak. 

Por teksa numri i kryeministrave britanikë rritet, ai i veteranëve zvogëlohet. Në ceremoninë e një viti më parë ishin 20 veteranë, ndërsa këtë vetëm 12 të mbetur të gjallë.  

Për herë të parë, një kurorë me lule vendosi edhe lideri i partisë “Reform UK”, Nigel Farage. Vetëm liderët, partitë e të cilëve kanë 6 ose më shumë vende në parlament, kanë të drejtë të marrin pjesë. Gjatë vitit të kaluar, largimet nga Konservatorët e kanë çuar “Reform UK” në 8 deputetë.

Kurora e parë u vendos nga Mbreti Çarls, i veshur me uniformën e një mareshali. Ai u shoqërua nga djali i tij Uilliam, i cili mbante veshur uniformën e zezë të një nënkoloneli. ©LAPSI.al


Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI