
Deputetja e PS-së Briseida Çakërri është bërë virale këtë të mërkurë pas një lëmshi fjalësh në mbledhjen e komisionit të ekonomisë ku diskutohej projekt-buxheti dhe Paketa Fiskale për vitin e ardhshëm.
Në një moment deputetja duket se nuk po e kapte dot fillin e asaj që kishte shkruar vetë. Briseida Çakërri është në profesion pedagoge.
Përpara se të merrte vendin në parlament ajo punonte si pedagoge kryesore në Kolegjin Universitar "Pavarësia" në Vlorë që prej tetorit të vitit 2016.
Pas publikimit të videos në media, deputetja e PS-së thotë se ishte një “lapsus” që shkaktoi një mobilizim portalesh. ©LAPSI.al