
Vlera Gjakova është emëruar së fundmi nga kryeministri Edi Rama si këshilltare për median. Ajo ka lindur në Maqedoninë e Veriut, ndërsa rreth 8 vite më parë iu bashkua Lëvizjes Vetëvendosje të Albin Kurtit. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2019, Gjakova ishte kandidate për deputete nën siglën e kësaj force politike.
Por përtej angazhimit të saj politik, një intervistë televizive e dhënë pak kohë më parë po rikthehet në vëmendje për deklaratat e pazakonta që ajo ka bërë lidhur me alienët dhe origjinën e njerëzimit.
Gjatë intervistës, Gjakova shprehej se "është vetëm çështje dekadash derisa njerëzimi të njihet me jashtëtokësorët, duke shtuar se ata mund të kenë qenë pjesë e historisë së civilizimit që në fillimet e tij. Ajo përmendi edhe teori konspirative mbi origjinën e njerëzimit, duke pretenduar se raca e bardhë mund të mos jetë me origjinë tokësore, por të jetë krijuar në laborator". /LAPSI.al