Flash

As shkopi e as karrota nuk e shpëtojnë dot Edi Ramën

Pushteti i rilindjes i mori për të mirëqenë qytetarët shqiptarë. Edi Rama ishte i bindur se sido që të sillej me ta, tufave e deleve do të vazhdonte ta votonte me kokën ulur

Armand Shkullaku 28 October 2026

Në daljet e tij të çoroditura publike, Edi Rama, herë duke përdorur shkopin e herë karrotën, po tregon se është vite dritë larg nga të kuptuarit e asaj që po ndodh. I matufjepsur nga pushteti i gjatë, ai po i lexon ngjarjet e fundit si një pakënaqësi ndaj qeverisjes së tij dhe jo si revoltë ndaj modelit mafioz që ai u ka imponuar qytetarëve. Gjuha që ai përdor ndaj studentëve, njëherë si gangster kërcënues e njëherë si udhëheqësit e dikurshëm komunistë që bëjnë autokritikë e premtojnë masa lehtësuese, dëshmon qartë se regjimit që ai ka ngritur, i ka ardhur fundi.

Edi Rama nuk ka qenë kurrë më i dobët, më i vjetëruar dhe më i frikësuar se sa këto ditë të fundpushtetit të tij. Përpiqet të trashë zërin se me të dhe shtetin e tij nuk mund të luhet, ama për 14 ditë po përpiqet të bëjë ato që nuk bëri për 14 vjet. Te ulë çmimin e artikujve bazë të shportës, të heqë taksën e qarkullimit nga çmimi i karburanteve, të shtojë lëmoshën për studentët e familjet në nevojë, të taksojë më shumë të pasurit, etj. Tipike e udhëheqësve që kur shohin se u kanë rënë brekët në fund të këmbëve, manovrojnë me çdo formë, me shpresën se mund të hedhin ujë mbi flakët e revoltës. Por si gjithnjë, kujtohen kur për ta është shumë vonë.

Qytetarët u ngritën kur çmimet e larta të ushqimeve, kosto e çmendur e jetesës, mungesa e ilaçeve, egërsia administrative, korrupsioni në shërbime dhe trajtimi jo human ndaj nevojave më bazike të tyre, e kishin tejkaluar mundësinë për të protestuar. Sepse veshi i shurdhër ndaj tyre u shoqërua njëkohësisht me arrogancën kriminale të eksponentëve të rilindjes, duke lënë kështu revoltën si të vetmen rrugë. Përgjimet dhe hetimet e vetëm majës së ajsbergut, vërtetuan kontrastin e thellë mes kupolës së pushtetit dhe qytetarëve. Qindra miliona euro që ndaheshin mes ministrave e banditëve ditën për diell. Luks i shfrenuar, nga vilat në bregdet, avionët privatë, llogaritë bankare jashtë vendit, hotele e resorte të regjistruara me prestanome... E sa më të mëdha skandalet e Edi Ramës, aq më e madhe pandjeshmëria ndaj atyre që grabiteshin pa pikë mëshire.

Pushteti i rilindjes i mori për të mirëqenë qytetarët shqiptarë. Edi Rama ishte i bindur se sido që të sillej me ta, tufave e deleve do të vazhdonte ta votonte me kokën ulur. Ministrat në burg, ai shtonte mandatet. Krybashkiakët në burg, ai pushtonte të gjitha bashkitë e vendit. Vjedhjet dilnin hapur, ai merrte më shumë vota. E bashkë me të, entuziasmoheshin edhe ata që sot çirren për dy kioska të djegura: I madh ky Edi Rama, e votojnë shqiptarët! Entuziasmoheshin me “aftësinë” e Ramës për të shkatërruar opozitën, me “fuqinë” e tij për të qeverisur i vetëm dhe me “suksesin” për të marrë dy të tretat e parlamentin në mandatin e katërt. Duke menduar gjithnjë se shqiptarët janë dele që bien në gjunjë para më të fortit. 

Si Rama ashtu edhe ata rreth karrikes së tij, harruan rregullin e artë se e vetmja garanci për një shoqëri dhe ekonomi të ekuilibruar nuk është pushteti i njëshit, por kontrolli dhe balancimi i tij. Ky është rregulli që aplikohet në demokracitë europiane, ku nuk lartësohet makiavelizmi dhe poshtërsia e autokratit por mbahen gjallë siguresat e stabilitetit: opozita, media e pavarur, sindikatat, shoqëria civile, drejtësia. Lënia e të gjitha këtyre garancive në duart e një njeriu, me bindjen se populli do vazhdojë të hajë bar, është një gafë që shoqëritë e paguajnë shumë shtrenjtë.

Nëse Rama, i mykur në tru e në shpirt nga kalbësia e pushtetit, nuk ka si ta kuptojë diçka të tillë, ata që kanë vullnetin dhe shqetësimin për të ndryshuar kapitullin kriminal të rilindjes duhet ta dinë se kjo që po ndodh nuk është protestë për çmimin e naftës, por revoltë e atyre që i morën për të mirëqenë si populli i nënshtruar. Në pikën kur nuk ke asgjë për të humbur, nuk të kthen pas lëmosha e autokratit, por shembja e tij bashkë me modelin që ka ngritur.

Arnimet ekonomike nuk janë zgjidhje sepse nuk prekin aspak thelbin e sistemit rilindas. Ato nuk prekin hajdutërinë, babëzinë, grabitjen, dhunën dhe poshtërimin që për 15 vjet u janë bërë atyre dhe prindërve të tyre. Ata nuk mund të vazhdojnë të paguajnë për vilat e Belës e të Lalit, për pashallëqet e Gysit dhe charterat e autokratit dhe t’i falenderojnë ata se po u ulin çmimin e naftës. Edi Rama, si dikur tuhafët e sistemit komunist, mendon se me metodën e shkopit e karrotës mund ta rikthejë mbrapsht historinë. Se me akuza për agjentura të huaja e kërcnëime për mbyllje kufijsh do të trembë ata që kanë kauzë dinjitetin njerëzor. Ai as mund të trembë dhe as mund të gënjejë më askënd. Ai tashmë mund të shërbejë vetëm si shenjë e gjallë se ndryshimi do të jetë i plotë nëse, sado vonë, do detyrohet ligjërisht t’u kthejë shqiptarëve, qoftë edhe në mënyrë simbolike, atë që u ka marrë padrejtësisht. ©lapsi.al

Të këshilluara

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI