Flash

Gabimi i përsëritur që rrezikon përplasjen sociale

Armand Shkullaku 16 October 2026

Shpërthimi i revoltës qytetare në Tiranë dhe në disa qytete të Shqipërisë, ka evidentuar një grusht njerëzish, të cilët fundin e regjimit të Edi Ramës po e përjetojnë edhe si fundin e tyre. Për rrjedhojë, në vend të shkojnë tek shkaku i gjithë kësaj që po ndodh, vazhdojnë të merren në mënyrë patetike me xhama të thyer dhe tabela rrugësh të shkulura, si dëshmi e një dhune që po na kërcënon atdheun.

Sjellja e njëjtë e mekanizmave të pushtetit, sa herë vendi ka përjetuar kriza të ngjashme, është një rast që ia vlen të ndalesh. Historitë me agjentura të huaja, me armikun e jashtëm që bashkëpunon me qafirët e brendshëm, me mediat opozitare dhe politikanët kundërshtarë që synojnë të rrëzojnë pushtetin “e dalë nga vota e popullit”, kanë qenë të shumta, por kanë patur kulme si përshembull viti 1997.

Atëbotë, regjimi i Berishës dhe levat e tij, nuk pranuan asnjëherë ta shihnin autokracinë, dhunën ndaj opozitës, vjedhjen e zgjedhjeve, arrestimet e kundërshtarëve politikë dhe gazetarëve kritikë, si shkakun kryesor të asfiksimit të demokracisë që, herët a vonë, do të prodhonte pasojat më të tmerrshme në historinë tonë postkomuniste. Rënia e skemave piramidale, e cila thjesht përshpejtoi krizën e një vendi që drejtohej me dorë të hekurt, u shkëput nga konteksti për t’u paraqitur si i vetmi shkak i dhunës që pasoi. Veglat e regjimit akuzonin gazetën Koha Jonë se paguhej nga shërbimi sekret serb apo grek, drejtuesit e opozitës si agjentë të fshehtë të Xhoxh Tenetit apo “Marinsa” Linos. Kushdo që kërkonte rënien e Berishës trajtohej, njësoj si sot, si armik i Shqipërisë, shërbyes i duarve të zeza, pjestar i një komploti kundër atdheut. Historia nga një sjellje e tillë, ku shmanget shkaku për t’u marrë diabolikisht vetëm me pasojat, dihet se si përfundoi.

Ngjarjet sot janë si një riprodhim i të njëjtës situatë dhe, çuditërisht, rezulton se nuk është nxjerrë asnjë mësim. Jo nga ata që paguhen për t’i bërë frymëmarrje gojë më gojë pushtetit që po vdes, por edhe nga një shtresë që zhvillimi i vendit, rritja e tyre intelektuale dhe ekonomike, do të duhej t’i bënte më të kujdesshëm në sjelljen ndaj rebelimit që ka përfshirë vendin.

Pra, nëse grushti i zarave të regjimit preferon të apostrofojë xhamat e thyer, teoritë konspirative botërore kundër liderit tonë global, është krejtësisht e pakuptueshme se si ata që kanë vendosur të rrisin famijët e tyre këtu, që kanë biznese të ngritura me mund, që e kanë jetike stabilitetin e shoqërisë, nuk bëzajnë për shkaqet e vërteta të kësaj krize. Shkaku është drejtimi i autoritar i vendit nga Edi Rama dhe një bandë kriminale- paqja sociale është largimi i tij pa kushte. Nuk mundet fati i një njeriu të vetëm të marrë peng të ardhmen dhe prosperitetin e një vendi. Edhe sikur asnjë prej akuzave që rëndojnë për të të mos ishte e vërtetë, një lider europian tërhiqet në emër të pajtimit shoqëror. Këtë duhet ta kërkojnë sot jo vetëm qytetarët që janë në rrugë, por dhe ata që kanë investuar në këtë vend. Të ardhmen e tyre nuk mund ta lidhin më me fatin mjeran të një njeriu që rrezikon t’i marrë të gjithë me vete. 

Gjëja më dritëshkurtër në këtë histori është të flasësh për dhunën me shpresën se Edi Rama do të mbijetojë. Nuk do të mbijetojë dot dhe, sa më shumë ta zgjasi agoninë, aq më e kërcënuar do të jetë paqja sociale. Ajo pjesë e shoqërisë që e kupton këtë duhet sa më parë të nisë lëvizjen që fundi të mos zgjasë. Mjafton që një moment të vetëm të ulen e të reflektojnë, se përse po ndodh e gjitha kjo.

Këtë nuk mund ta bëjnë zarat e regjimit që merren me xhamat dhe agjenturat e huaja. Ata nuk kanë folur as atëherë kur Shqipëria u mbulua nga droga e as tani kur paratë e drogës kanë asfiksuar ekonominë e së ardhmes. Ata nuk folën as kur krimi u ngjit në pushtet e më pas me pushtetin e rilindjes vodhi zgjedhjet, nënështroi qytetarët, grabiti pasuritë publike, vodhi miliarda, shkatërroi policinë e shërbimin informativ kombëtar, pasuroi një grup banditësh politikë e ordinerë dhe zhyti në mjerim qindra mijëra të tjerë. 

Në një regjim si ky, ku grabitja u legjitimua, kur opozita u burgos e u asfiksua, kur skandalet shtohen dhe mandatet shumëfishohen, aty duhet parë shkaku i kësaj që po ndodh. Nëse Rama ka shumë për të humbur nëse ikën nga pushteti, ata që janë në rrugë nuk humbasin asgjë. Por ata që kanë investuar në këtë vend dhe deri më sot e kanë lidhur fatin e tyre me Edi Ramën, do të humbasin shumë më tepër. Prandaj mos çirren për flakët e kioskave, por të kërkojnë të shmangin shkakun që mund t’i vërë flakën vendin. Një hap i guximshëm sot, shmang përsëritjen e historisë së 30 viteve më parë. Largimi i Ramës nuk është fundi i botës e as i Shqipërisë. Përkundrazi, është e vetmja rrugë për ta ribërë Shqipërinë.

Të këshilluara

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Më mirë një krizë serioze, se sa një shtet qesharak

Ajo që ndodhi në minutat e fundit të 6 tetorit ishte një parodi. Një nga ato ngjarje që e qesharakëzojë aq thellë thelbin e një shteti dhe të institucioneve të tij, sa e bëjnë të pa shmangshme pyetjen: A mos do ishte më mirë po të qe bërë me keq?

09:02 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI