Flash

Gysi, Bela, Lali, Klodi si maska të një njeriu të vetëm

Një shpjegim për habinë se si ka mundësi që kryespiunja dhe kryepolicja e vendit i bindeshin verbërisht një zhigoloje anonim

Andi Bushati 25 September 2026

Sikur nga trekëndëshi Agasi, Vlora, Proda të prodhohej një skenar filmi, pjesa më e madhe e spektatorëve do të dilnin buzërrudhur nga salla, pasi intriga do tu dukej shumë e stisur për të qenë e vërtetë. Por, në historinë mes Koordinatorit të krimit, Shefes së SHISH dhe Drejtorit të Përgjigjthëm të Policisë realiteti e tejkalon fantazinë. Me fuqinë që kishte marrë, Ergys Aagasi mund të dyfishointe me një fjalë goje buxhetin për një tender, ai mund të përfitonte mbi 40 milionë euro në vit përmes një firme fantazëm dhe pa punonjës, ai mund të krijonte apo zhbënte tituj pronësie, por mbi të gjitha duke pasur nën zgjedhë shefin e policisë dhe kryespiunen, mund të jepte urdhëra për rëmbim personash dhe pasi ti kryente me sukses të gjitha këto, të hapte nga një Romane Conti në zyrën me flutura, për të marrë nëpër gojë drejtuesit e institucioneve që kishte filmuar gjatë ditës.

Ndonëse kjo fablul mund të ngjajë në kufijtë e të paimagjinushmes, në mënyra të përafërta ajo është përsëritur edhe në raste të tjera.

Ata që kanë pasur rastin të lexojnë të plota, bisedat e Belinda Ballukut më Vis Berberin gjejnë aty histori të frikshme. Mes mënyrës se si vendoste për dhënien e tenderave dhe trajtimit të historive rozë me bashkëpunëtorët, ajo demostronte një pushtet të pakufishëm që buronte nga trajtimi i milionave si qindarka. Duke firuar me një të rënë të lapsit 50 milionë euro te tuneli i Llogarasë, duke përjashtuar një kompani britanike nga gara në Aeroportin e Vlorës e pastaj duke nxjerrë nga loja ata që ua kishte dhuruar në dëm të të parëve, ajo shpërfaq sjelljen e dikujt që si trembet asnjë llogaridhëniene. Vetëm kështu mund të shpjegohen ndarja e tenderave të unazës, nxjerrja e kompanive nga garat dhe porositë për çunat që duhet të blenin mediat me para.

I njëjtë është edhe modeli i Erion Veliajt, qoftë me kompanitë që kolliteshin tek shoqatat artistike e Ajolës, qoftë me drejtorët e 5D, që kaluan direkt në firmat e tyre private mbi 22 milionë euro të buxhetit të stërmadh të bashkisë, për të ngritur me to hotele investitorësht strategjikë, ku punonjësit besonin se aksioner qe dhe vetë Lali.

Po të shkosh më tej, te inceneratorët inekzistentë që kanë përlarë gati gjysëm miliardi euro, do të kuptosh që një pjesë e parave të djegësve që nuk përfunduan kurrë shkonin ose për të blerë media, ose për fushatën e PS-së, ose në llogari jashtë që nuk kishin pikë lidhje me qëllimin për të cilin fondet kishin dalë nga buxheti. Kjo histori, e cila do të shndërrohet vërtet në një produksion tronditës ndërkombëtar dëshmon për atë që, ndonëse nuk kishin në dorë faktet, e dinin të gjithë: Pra se për çfarë shërbenin paratë e zhdukura.

Në këtë kuptim, sado të ndryshëm të jenë në mes tyre, qoftë Gysi apo Bela, qoftë Lali apo njëri nga Klodët e inceneratorëve, trajektoret e tyre konvergojnë në një pikë. Pavarësisht nga mënyrat që përdorin, apo metodat që zgjedhin, ata kanë të njëjtin qëllim. Nuk ka rëndësi nëse janë rivalë apo armiq, nëse e shajnë apo luftojnë njëri-tjetrin, ata i bashkon synimi për të zhvatur dhe plaçkitur çdo qindarkë të shqiptarëve. 

Si të tillë, ndonëse mund të kenë profile jo të ngjashme me njëri tjetrin, ata duhen parë si pjesë e të tërës. Ata nuk janë veçse maska me ngjyra të ndryshme të një njeriu të vetëm. Të atij që ka konceptuar, pranuar dhe dhënë lejen për planin masiv të grabitjes.

Prandaj, sa herë që na vetëtijnë një mendje pyetje naive se si u bë e mundur që kryepolici dhe kryespiunja e vendit ti bindeshin si zara të rëndomtë një zhigoloje anonim, pa asnjë funksion apo pushtet faktik, ne nuk duhet të ndalemi vetëm tek trekëndëshi protagonist i këtij skenari të pabesueshëm. Ai nuk mund të shpjegohet nëse nuk ndërgjegjësohemi për planin e madh, nëse atë nuk e shohim thjeshtë si pjesëz të një projekti të vendosur përtej dhe sipër tij. Vetëm kështu enigma bëhet e thjeshtë, atëhere kur atë e kuadron përkrah historive të Saimir Tahirit, Ilir Beqajt, Lefter Kokës, Erion Veliajt dhe Belinda Ballukut. Vetëm në këtë rast ajo nuk bëhet më një fabul në të cilën fantazia vret të vërtetën, por thjeshtë realiteti i një bande grabitësish vulgarë, që prej trembëdhjetë vjetësh kanë pasur projektin e vjedhjes së këtij vendi.

LAPSI.al

Të këshilluara

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

Po sikur Lali të dalë nga burgu?

Një pakt është përvijuar mes kryeministrit dhe kryebashkiakut të burgosur për të kthyer këtë të fundit në zyrë. Po cila do të qe konseguenca për një reformë në drejtësi, që pushtetarët e lartë ia shkëlyen dyert e qelive?

16:02 Andi Bushati

Një moment vendimtar për Shqipërinë

Është hera e parë që shqiptarët ndihen se mund ta formësojnë debatin kombëtar pa pritur që partitë politike të marrin drejtimin. Përvoja na mëson se demokracia varet jo vetëm nga zgjedhjet, por edhe nga qytetaria aktive mes tyre.

15:53 Ditmir Bushati

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI