Flash

Bomba tjetër për qeverinë Rama/ Prova e fakte se ku shkojnë paratë e zhvatura nga korrupsioni

Lapsi.al 23 September 2026

Bomba e radhës mbi skandalet e qeverisë së Ramës pritet të mbërrijë nga Austria, aty ku regjisori dhe producenti i dokumentarëve, fitues i disa çmimeve ndërkombëtare, Frederik Füssel, po punon për një dokumentar të ri investigativ, bazuar në dëshminë e një dëshmitari nga Shqipëria, identiteti i të cilit mbahet sekret.

Ndryshe nga publikimi i skandaleve të tjera të bazuara kryesisht në përgjime, dokumentari pritet të zbulojë jo vetëm skemat korruptive, por edhe se ku kanë shkuar paratë e aferave, deri llogaritë bankare të politikanëve të përfshirë.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale nga gazetarja Lindita Çela duket gazetari austriak që mban në dorë një USB, për të cilën dëshmitari, identiteti i të cilit mbahet i fshehtë thotë se aty janë të ruajtura pagesat që janë bërë për njerëzit që ai akuzon.

Spekulimet janë se bëhet fjalë për projekte të njohura në Shqipëri dhe që kanë prodhuar afera të mëdha korrupsioni. 

Dëshmia paralajmëron implikimin e zyrtarëve të lartë të mazhorancës në raste korrupsioni, të lidhura me përfitimin e fondeve publike për një sërë projektesh në Shqipëri.

Më poshtë video e shoqëruar nga mesazhi i gazetares Lindita Çela e cila shkruan se:

“Materiali që publikohet tani është vetëm një fragment i shkurtër i një investigimi më të gjerë, i cili do të sjellë në vijim detaje dhe prova që hedhin dritë mbi përfshirjen e gjithkujt, ndërsa hetimi dhe procesi i verifikimit vazhdon”. 

Transkripti:

Gazetari: Pra çfarë ka në këtë USB?

Dëshmitari: Të gjitha të dhënat, të gjitha pagesat…

Gazetari: Pra, nëpërmjet kësaj USB mund të shkosh tek të gjitha…? Dëshmitari: Të gjithë njerëzit që unë po akuzoj sot. 

Gazetari: Pra këtu ke emrat?

Dëshmitari: Ke emra, shumën e parave, ke të dhëna, ke dhe arsyet se pse janë paguar këto para tek ata...

Kush është gazetari Frederik Fussel

Frederik Füssel është regjisor, producent dhe drejtor fotografie austriak, me një karrierë që nisi në vitin 1992 në ABC TV Austria. Ai ka punuar në produksione filmike dhe televizive në më shumë se 50 vende dhe në vitin 2001 themeloi kompaninë FMproductions. Aktualisht është CEO dhe producent i Seven Ocean Pictures.

Füssel realizoi disa dokumentarë ndërkombëtarë. “Singing for Life” fitoi Çmimin Special në Prix Italia në Torino në vitin 2011. Një nga punët e tij të fundit është “People of ëar” (2024), dokumentar i xhiruar përgjatë dy viteve në Ukrainë, ku ndoqi vullnetarë që evakuonin civilë dhe shpërndanin ndihma pranë zonave të luftës.

Füssel ka punuar gjithashtu si drejtor fotografie në produksione televizive dhe realizoi projekte në Europë, Afrikë, Azi dhe Amerikën e Veriut./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI