Flash

Detaje te reja për vdekjen e 36-vjeçarit që u hodh nga pallati, ne pranga babai i ish-bashkëjetueses së tij

Lapsi.al 23 September 2026

Detaje të tjera mësohen në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur një ditë më parë, ku 36-vjeçari Gerald Sefa i dha fund jetës një ditë më parë, 22 shtator, duke u hedhur nga kati i pestë i një pallati në zonën e Alliasit në Tiranë. Për ngjarjen e rëndë, policia e Tiranës ka arrestuar shtetasin Sajmir Demiri, babai i ish-bashkëjetueses së tij, nën akuzën e shkaktimit të vetëvrasjes. Dy ditë para ngjarjes, Demiri dyshohet se ka debatuar me 36-vjeçarin, duke i kërkuar llogari për ndarjen nga vajza e tij. Sipas hetimeve, debatet dhe presioni i vazhdueshëm ndaj Sefës dyshohet se e kanë shtyrë të riun drejt aktit ekstrem.

Fillimisht, policia hetoi edhe pistën e vrasjes, pasi në banesën ku ndodhi ngjarja u gjet një thikë me njolla gjaku. Por, sipas burimeve, ekspertiza ka zbuluar se në thikë kishte gjurmë gishtash të Gerald Sefës. Dyshohet se 36-vjeçari fillimisht ka tentuar të presë damarët dhe më pas është hedhur nga lartësia. Banesa ku ndodhi ngjarja ishte në pronësi të një familjari të Sefës, i cili ia kishte lënë të riut për të jetuar. Nga kamerat e sigurisë është zbuluar se 36 vjeçari ka hyrë i vetëm në pallat.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI