Flash

Ana groteske dhe ajo kriminale në përplasjen Rama-Veliaj

Tri ultimatumet e kryeministrit nuk e vizatojnë atë thjeshtë si xhelatin e qelisë së Lalit, por si gardianin e burgut tonë të përbashkët  

Andi Bushati 3 November 2026

Çdokush që ka parë deri dje qurravitjet sentimentale të një pjese të mediave dhe opinionbërësve për shkeljet e të drejtave të të burgosurit Erion Veliaj, në një kohë që në këtë vend janë qëlluar të rinj me plumba në trup, janë qërruar apo sakatuar protestues, ka fërkuar sytë për të kuptuar se në ç‘planet paralel po jeton.

Çdokush që është ushqyer me titujt bombastikë për ndryshimin e qelisë së Lalit, ka mbetur i pataksur kur ka parë se kjo zhurmë po prodhohej nga po të njëjtat personazhe publike, që nuk shfaqin pikë empatie për dhunën e ushtruar ndaj qytetarëve, madje tregohen të gatshëm të glorifikojnë kërbaçin e shtetit.

Çdokush që ka dëgjuar të flitet për “shkelje të të drejtave të njeriut”, pasi kryebashkiakut në detyrë i kanë kufizuar takimet dhe i kanë ndërprerë ushqimin nga jashtë, ka qeshur si me një shaka pa kripë, të shqiptuar në një mjedis ku krimi është sheshit.

Në fakt, këshu ka qënë deri dje. Por fabula groteske e përdhunimit të Lalit, ka përfunduar së qeni e tillë kur me gojën e tij ai na bëri të ditur emrin e persekutorit.

Ai na tregoi se pas burgosjes, kontrollit në qeli, transferimit, tentativës për shkarkim, sherrit me Ulsiun “armik” në fillim dhe atij me Tonin “mik” më pas, qëndron një njeri i vetëm: Edi Rama.  

Pikërisht te ky ndryshim, kjo histori që fillimisht mund të ngjante qesharake, shndërrohet automatikisht në kriminale. Si mundet një kryeministër të marrë përsipër edhe rolin e drejtorit të burgut? Si mundet të tentojë ti ́ndryshojë avokatin një të pandehiri? Si mundet ai të kërcënojë, thjeshtë në bazë paranojash, me një dënim të gjatë për përmbysje të rendit kushtetues? Si mund të çojë ai mesazherë në qeli, madje jo njerëz dosido, por vetë ministrin e drejtësië? Si mundet ai të rrëmbejë, me një tekë të momentit, postin më të rëndësishën të pushtetit lokal në vend? 

Të gjitha këto pikpyetje që nuk kanë nevojë për përgjigje shkojnë përtej përplasjes politike mes dy personave, konfliktit personal ndërmjet tyre, hatërmbetjeve apo rivalitetit. Ato janë pasqyra më domethënëse e regjimit në të cilin jetojmë.

Për të kuptuar më mirë këtë ia vlen të ndalemi te ultimatumi konkret që Rama i ka dërguar Veliajt: të ndërpresë aludimet për rrëzimin e tij, si ai statusi që përshëndeste humbjen e Vuçiçit; të dorëzojë komandën e bashkisë; të pranojë “krimin” e nxitësit të protestave. 

Po ti analizosh, që të treja pikat burojnë nga një mendësi diktatoriale. 

Le ta nisim me të parën. Natyrisht që Rama e di më mirë se kushdo se forca e fjalës së një të burgosuri, për më tepër të diskredituari si hajdut, nuk i prish punë. Le të flasë Veliaj për “fundin e një bote”, le të bëjë po të dojë edhe thirrje direkte për rrëzimin e qeverisë, atë rrezik se e dëgjon më kush.

Por megjithëatë, ai duhet heshtur me çdo çmim. Jo se argumenti i tij ka peshë. Por sepse, po s’u ndëshkua, ai mund të krijojë precedentin që edhe të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë. Në këtë kuptim, goditja ndaj Lalit i ngjan si dy pika uji gjobave të majme që tatimorët i vunë familjarëve të Spiropalit, porsa ajo artikuloi kritikën e parë. Metoda është e njëjtë, në PS s’duhet të pipëtijë as njeri. Kush guxon të mendojë me kokën e vet, duhet të ndihet i friksuar. Kush guxon të kritikojë, i shantazhuar. 

Rama e ka të qartë se, në kushet e reja, rruga më e kollajshme për ta eleminuar atë, me sa më pak kosto, është ajo e një puçi të brendëshëm. E humbjes së konsensusit brenda partisë së tij. Prandaj ai po bën gjithçka që kjo mos ndodhë, qoftë edhe duke kërcënuar zëra të padëmshëm si ai i Veliajt.

Kërkesa e dytë, ajo e dorzimit të bashkisë, që Veliaj pretendon se i është premtuar Arbër Hajdarit është tipike për profilin e një partie shtet. Rama është i ndërgjegjshëm se zgjedhjet e pas gjysëm viti do të jenë një nga sprovat më të vështira për të. Ai e di gjithashtu, se që nga koha kur përfundoi në burg, Lali po e përdor bashkinë si një aset në betejën e tij me drejtësinë. Prej andej i buron këkesa për një masë sigure më të lehtë, prej andej i burojnë, tarafet, nderet, fondet, për ata që vijojnë e mbrojnë publikisht. 

Por, nga ana tjetër, Ramës armata e bashkisë i duhet për ta përdorur për zgjedhjet e Tiranës. Ai do ti vërë që tani në shërbim të kandidatit të ri, mbi 8600 punonjësit e paguar prej saj. Ai e di se pa përdorur tenderat, projektet e saj, rezultati bëhet shumë i pasigurtë, sidomos në kushtet e reja të pakënaqësisë masive që ka shpërthyer. Pra, ai do ti rrëmbejë nga duart Lalit lodrën që ky po përdor si mburojë kundër drejtësisë, për ta pasur vetë si armë në betejën e 9 majit ndaj kundërshtarëve politikë

Edhe ultimatumi i tretë, ai që Veliaj të vetshpallet si nxitës i protestave, duke pranuar se ka yshtur apo ka financuar, nga mbështetësit vet deri tek blogerët, për të rrëzuar qeverinë, buron nga mendësia diktatoriale për të mos pranuar realitetin e një shumice që i ka ardhur në majë të hundës me këtë pushtet. 

Që në fillim të revolucionit të flamingove, për mbarsjen e tij u akuzuan serbët dhe grekët, rusët dhe iranianët, muslimanët dhe anti trumpistët, krimi i organiuar dhe armiqtë e Shqipërisë. Tablosë sinoptike të këtij skenari haluçinant i duhej me siguri dhe një armik brenda radhëve të partisë. Dhe ku kishte më mirë sesa këtë rol ta merrte përsipër Veliaj. Ai jo vetëm plotësonte në mënyrë perfekte kushtet për tu servirur si Jago, por për më tepër, tashmë ishte dhe i njollosur si hajdut, çka e plotësonte fabulën e një proteste të financuar me para të pista.  

Nëse të treja ultimatumet e dëguara drejt qelisë së ish delfinit të vet janë pasqyrë e një autokrati që e ka humbur ekuilibrin, mënyra se si Rama po tenton ti vërë në jetë ato dëshmojnë për fuqinë e tij gati diktatoriale. Duke tejkaluar çdo hallkë, duke nënpërkëmbur çdo procedurë, duke u fshehur pas sekretit shtetëror, ai është marrë personalisht me zhvendosjen e të paraburgosurit, me ushqimin që do hajë, me oraret e takimeve me gruan, me eleminimin e avokatit, me fqinjin e kriminalizuar që do ketë në qelinë ngjitur, duke i paracaktuar të gjitha me manjakllëkun e një mendjeje të sëmurë.  Po ti shtosh këtyre detajeve edhe dëshmitë e fundit se ka qenë po ai që ka hapur dritën jeshile për “varjen në pemë të Lalit” (çka do shpjegonte dy standartet që SPAK përdori për një rast më të rëndë si ai i Ballukut), tabloja bëhet edhe më shqetësuese. 

Pasi në këtë rast, çështja nuk është ajo që në mënyrë qesharake u munduan të pomponin mediat që qëndrojnë paradoksalisht mes Edit dhe Erionit, ajo e nëpërkëmbjes të të drejtave të këtij të fundit. Fati i keq i të burgosurit Veliaj do të ngjante si një debat për seksin e ëngjëjve, përpara përdhunimeve dhe masakrave që kemi parë në dy javët e fundit. Ai merr peshë vetëm po të na shërbejë si pasqyrë për të parë sistemin ku jetojmë. Dhe në të, halli nuk është se në një rast Rama rrëmbeu rolin e gardianit të qelisë së Lalit, por se ai po sillet ngado, si drejtori i burgut tonë të përbashkët.  

LAPSI.AL

 

 

Të këshilluara

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI