
Erion Veliaj i është drejtuar me një letër GJ̌KKO duke pretenduar që ajo të lexohet në seancën e sotme ku ai do të mungojë. Në përmbajtje të saj janë shkruar përgjithësisht qëndrimet që ka mbajtur publikisht gjatë 24 orëve të fundit, në lidhje me mesazhet kërcënuese që ai pretendoi se i ka dërguar Edi Rama përmes ministrit të Drejtësisë.
Veliaj i ka kërkuar trupit gjykues lexilin publikisht të shkresë me qëllim transparencën dhe vlerësimin ligjor.
Në një prononcim të publikuar një ditë më parë Veliaj pretendoi se ministri idrejtesise Toni Gogu i ka përcjellë një kërcënim të Edi Ramës lidhur me transferimin dhe kushtet e qëndrimit në burg, duke i kërkuar, sipas tij, të pranojë përfshirjen në organizimin ose financimin e protestave studentore, të heqë dorë nga Bashkia e Tiranës dhe të ndërpresë komunikimin me Plarent Ndrecën.
Veliaj i ka cilësuar këto si presione politike dhe ka sfiduar kryeministrin Rama të paraqesë prova për pretendimet se ai ka organizuar apo financuar protestat. Në reagimin e tij, Veliaj shprehej se nuk do të pranojë të cenojë dinjitetin e tij, pavarësisht kufizimeve të lirisë që pretendon se po përjeton në burg. Ai i bënte thirrje Ramës të largohej
Reagimi i Veliajt
Dua të siguroj socialistët se unë nuk e gjuaj shtëpinë time socialiste me gurë, por as nuk lejoj të gjuajë me gurë askush mbi dinjitetin tim.
Unë vërtet kam më pak liri sesa Kryeministri, por kam shumë herë më tepër dinjitet se ai.
Refuzoj haluçinacionet bolshevike që unë kam organizuar ose financuar protestat dhe e gjithë e vërteta e takimit me ministrin e Drejtësisë, Toni Gogu, është kjo letër e shkruar me dorën time.
Sfidoj Kryeministrin e vendit të nxjerrë një provë të vetme për aludimet e protestave.
Ndryshe ik!
