Flash

Grabitet një pikë karburanti në Klos/ Personat e maskuar kërcënojnë punonjësin dhe marrin paratë që ndodheshin në kasafortë

Lapsi.al 3 November 2026

Grabitet një pikë karburanti në Klos/ Personat e maskuar

Në orët e para të mëngjesit në qytetin e Klosit, Mat është grabitur një pikë karburanti. Sipas të dhënave paraprake, autorë të ngjarjes janë dy persona të maskuar, të cilët kanë kërcënuar punonjësin dhe kanë marrë paratë që ndodheshin në kasafortë.  

Bëhet e ditur se njëri prej grabitësve ka mbajtur nën kontroll punonjësin, ndërsa tjetri ka marrë shumën e parave dhe më pas të dy janë larguar. Deri më tani nuk dihet vlera e parave të grabitura dhe as nëse autorët kanë qenë të armatosur.

Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të grabitjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI