
Një grup studentësh kanë hyrë ditën e sotme në ambientet e Universitetit Politeknik të Tiranës duke u bërë kështu thirrje studentëve të tjerë të bojkotojnë mësimin dhe t’i bashkohen tubimit.
Me thirrjet ‘bashkohuni me ne’, protestuesit mbajnë në duar edhe pankarta me mbishkrime të ndryshme dhe kërkojnë largimin e Qeverisë.
Gjatë ditëve të fundit, në protestën e zhvilluar në Tiranë një numër studentësh dhe pjesëmarrësish janë futur në Universitetet e Tiranës si një shenjë për vazhdimësinë e tubimeve.