
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një 21-vjeçar ka vrarë me thikë nënën e tij në banesën e familjes, në Via Tagliata, në qytetin e Chiari, në provincën e Brescias.
Krimi është regjistruar mbrëmjen e kaluar. Pas ngjarjes, i riu është larguar nga banesa, ndërsa vetëm disa orë më vonë është paraqitur dhe është dorëzuar te karabinierët në Kremona.
Ndërkohë, autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes së rëndë dhe për të përcaktuar motivin që çoi në vrasjen e gruas. Për momentin, hetuesit nuk kanë dhënë detaje të tjera lidhur me krimin.