Flash

Studentët vendosën mbishkrimin ‘dorëheqje’, Rama e fshin dhe kërkon dialog

Lapsi.al 3 November 2026

Studentët vendosën mbishkrimin ‘dorëheqje’, Rama e

Në tavolinën prej guri, ku një ditë më parë studentët kishin shkruar me bojë mesazhin “Dorëheqje”, duke i kërkuar kryeministrit Edi Rama largimin nga detyra, ky i fundit e ka fshirë. Në të njëjtën tavolinë janë vendosur letra me mbishkrimin “Dialog”, në një mesazh që lidhet me ofertën e kryeministrit për zhvillimin e bisedimeve me ta.

Megjithatë, studentët kanë refuzuar prej ditësh ofertën e Ramës për dialog, duke këmbëngulur në kërkesën e tyre për dorëheqjen e kreut të qeverisë. Prej ditësh studentët dalin çdo ditë në protestë, ndërsa në mbështetje të tyre janë edhe pedagogët, të cilët kanë bojkotuar mësimin në Fakultete.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI