Flash

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

Armand Shkullaku 19 October 2026

Përdorimi i punonjësve të administratës publike si trupa paramilitare për të goditur studentët si dhe shpërndarja e parave publike për uniformat që dhunojnë egërsisht adoleshentët që protestojnë, janë dy shenja të qarta se Edi Rama, ashtu si çdo halldup i llojit të tij, është i vendosur ta çojë vendin në përplasje civile nga frika e humbjes së pushtetit. Paniku i autokratit se çfarë do të ndodhë me të, të nesërmen që nuk do jetë në zyrën ku mendon se është i fortë, po rrezikon çdo ditë e më shumë gjakderdhjen mes shqiptarëve.

Historia jonë e afërt na ka treguar se pikërisht kur civilët shndërrohen në banda paramilitare, kur paratë e taksapagueve derdhen për makinerinë represive të dhunës shtetërore, në emër të një njeriu të vetëm, kur propaganda dhe mercenarët mediatikë mohojnë rebelimin popullor dhe flasin për duart e fshehta të Serbisë, Rusisë, Turqisë, Iranit... atëherë konflikti mes qytetarëve dhe një pushteti të verbër është i pashmangshëm. Atë nuk e shmangin as rrogat e policëve dhe as mediat e milicëve.

Një foto, ku fiksohen fytyrat e punonjësve  të një agjensie shtetërore, me dhe pa maska, e që mbajnë në duar shkopinj bejsbolli e shufra hekuri, të cilët paguhen nga taksat e atyre që janë në protestë, e rrëzon gjithë fabulën e “armikut të jashtëm” që na ka halë në sy e synon të na pengojë në rrugën tonë të lavdishme drejt BE. Kur shteti përdor punonjësit e tij si gangsterë kundër shtetasve të vet, a ka nevojë ndonjë shërbim i huaj të bëjë më shumë? 

Shikoni se si e kanë kaluar këtë episod tragjik mediat e Ramës për të kuptuar se po shkohet qorrazi drejt një konflikti që nuk i dihet fundi. Në një shoqëri normale, elita e saj e shikon stabilitetin e vendit të lidhur me rregullat dhe sistemin që e kontrollon individin dhe jo anasjelltas. Individët, edhe kur shkallojnë, shkojnë e vinë. Eshtë sistemi ai që e garanton stabilitetin, janë zgjidhjet politike, rotacionet, paktet, kompromiset. Nëse edhe elita e këtij vendi e shikon fatin e saj njësoj si mercenarët e pushtetit, të lidhur me individin, pra me qënien e Edi Ramës kryeministër, atëherë çdo stabilitet është i rrejshëm dhe zgjidhja mbetet vetëm përplasja.

Elementi i dytë, për të kuptuar se ku po e çon Edi Rama vendin, janë paratë e shpërndara sot për policët që po mbrojnë karriken e tij. Nëse policia shqiptare meriton paga më të larta, shpërblime e trajtime dinjitoze , kjo duhet bërë në mënyrë institucionale dhe jo kur i duhet Edi Ramës. Paratë që marrin policët janë edhe të atyre që u thyhen eshtrat, mbyten në gaz e plumba gome dhe Edi Rama i shpërndan pa pyetur, vetëm për të motivuar mbrojtjen e të ndënjurave të tij. Një akt i tillë s’ka asgjë të ndryshme nga skenat kur Eskobar hapte thesin dhe u hidhte tufat e dollarëve ushtarëve të tij pasi i kishte shpëtuar ndonjë operacioni të DEA-s. I vetmi dallim është se Eskobari i bënte paratë duke rrezikuar jetën e tij, ndërsa ky duke rrënuar jetët e të tjerëve.

A ka nevojë edhe në këtë rast për ndonjë agjenturë të huaj për të nxitur urrejtjen mes shqiptarëve? Çfarë mund të mendojë një baba që punon 12 orë në ditë për të rritur fëmijët e tij dhe ata i përfundojnë të rrahur, gjakosur e trajtuar si kafshë nga ata që kryeministri sapo i shpërbleu me nga 2500 euro për kokë? A ka mënyrë më efikase se kjo për të provokuar konfliktin civil?

Në vend të flasin për ca kioska të djegura e xhama të thyera, dëmi i të cilave nuk shkon më shumë se dy vilat e Ballukut në jug, ata që seriozisht duan stabilitetin dhe paqen sociale duhet të bërtasin për shkakun e vërtetë që po e çon vendin drejt një krize të përgjakshme. Çdo veprim i Edi Ramës, nga shpërthimi i revoltës e deri më sot, ka qenë një shishe benzine që i është hedhur zemërimit popullur. Dhe mbajtja me çdo çmim i pushtetit dihet se ku të çon. Prandaj në vend të agjenturave, duarve të zeza e të bardha, gishti duhet të drejtohet nga ai që, qoftë edhe nëse i kanë rënë në qafë me pa të drejtë, duhet të largohet për të shpëtuar diçka më të madhe se karrikia e tij. 

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë. Por një gjë është e sigurtë: të rinjtë nuk i tremb dot një autokrat i plakur, sado policë e ushtarë të ketë pas vetes. Një ditë, ata do t’u tregojnë fëmijëve të tyre, në ndonjë muze të Surrelit, se si përfundoi kopja e një diktatori përballë fuqisë së kauzës që ata përqafuan e për të cilën luftuan. ©lapsi.al

Të këshilluara

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Më mirë një krizë serioze, se sa një shtet qesharak

Ajo që ndodhi në minutat e fundit të 6 tetorit ishte një parodi. Një nga ato ngjarje që e qesharakëzojë aq thellë thelbin e një shteti dhe të institucioneve të tij, sa e bëjnë të pa shmangshme pyetjen: A mos do ishte më mirë po të qe bërë me keq?

09:02 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI