Flash

Zjarre në toka bujqësore dhe ullishte/ Në pranga dy persona në Fier, një tjetër procedohet në gjendje të lirë

Lapsi.al 23 September 2026

Tre persona janë identifikuar nga Policia e Fierit si të dyshuar për zjarrvënie në disa zona të qarkut, ku dy prej tyre janë arrestuar dhe një tjetër është proceduar. 

Në pranga kanë rënë P. Z., 66 vjeç, i dyshuar për zjarrvënien në fshatin Ade, Fier dhe D. K., 62 vjeç, i dyshuar për zjarrvënien në fshatin Kashisht, Fier. Ndërkohë, D. M., 35 vjeç, është proceduar penalisht në gjendje të lirë, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në fshatin Drizë, Fier.  

Policia bën me dije se nga përhapja e zjarreve dyshohet se janë dëmtuar sipërfaqe të pyllëzuara, toka bujqësore, pemë frutore dhe ullishte. Gjithashtu, zjarret kanë krijuar rrezik për banesat dhe objektet pranë zonave të prekura, veçanërisht në Drizë dhe në zonën e Apolonisë.

Sakaq, materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për veprime të mëtejshme.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI