Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Djali i Brad Pitt heq mbiemrin e të atit? Detaji që tërhoqi vëmendjen

Lapsi.al 8 November 2026

Djali i Brad Pitt heq mbiemrin e të atit? Detaji që tërhoqi

Problemet në marrëdhënien e Brad Pitt me fëmijët e tij duket se nuk kanë fund. Pas katër fëmijëve që kanë hequr mbiemrin e aktorit, tashmë edhe djali i tij më i vogël, Knox Jolie-Pitt, pritet të ndërmarrë të njëjtin hap, duke u distancuar edhe më shumë nga i ati.

Sipas një raportimi të “Page Six”, 18-vjeçari Knox po përgatitet të heqë ligjërisht mbiemrin Pitt, megjithëse deri më taninuk ka paraqitur asnjë kërkesë zyrtare në gjykatë.

Një burim pranë familjes ka bërë të ditur se ky vendim mund të jetë vetëm çështje kohe. Nëse ndodh, Knox do të bëhet fëmija i pestë nga gjashtë fëmijët e Brad Pitt dhe Angelina Jolie që heq mbiemrin e të atit.

Madje, i riu ka dhënë edhe një sinjal të qartë për këtë vendim, pasi në diplomën e shkollës së mesme është prezantuar me emrin Knox Jolie, pa përfshirë mbiemrin e aktorit.


Knox duket se po ndjek shembullin e motrave dhe vëllezërve të tij. Motra e tij binjake, Vivienne, ka marrë së fundmi miratimin e gjykatës për të ndryshuar emrin nga Vivienne Marcheline Jolie-Pitt në Vivienne Marcheline Jolie.

Edhe Zahara, Maddox dhe Shiloh kanë ndërmarrë më parë hapa ligjorë për të hequr mbiemrin e babait të tyre.

Ndërkohë, Pax është i vetmi nga fëmijët që nuk ka kërkuar ndryshimin ligjor të mbiemrit. Megjithatë, sipas burimeve tëcituara nga mediat, marrëdhënia e tij me të atin mbetet e distancuar, ndonëse ai vazhdon të ketë kontakte me familjarët nga ana e Brad Pitt.

Marrëdhënia e tensionuar mes Brad Pitt dhe fëmijëve

Marrëdhënia mes aktorit dhe fëmijëve të tij është përkeqësuar prej vitesh, pas ndarjes së bujshme nga Angelina Jolie nëvitin 2016.

Burime pranë Brad Pitt kanë pretenduar se Angelina Jolie ka ndikuar në largimin e fëmijëve nga babai i tyre. Nga ana tjetër, persona pranë aktores kanë hedhur poshtë këto pretendime, duke theksuar se ajo ka marrë pjesë në seanca terapie familjare dhe se distancimi i fëmijëve lidhet me përvojat dhe dëmtimin e besimit në marrëdhënien me të atin.

Sipas një burimi pranë Jolie, fëmijët kanë kaluar momente të vështira dhe askush, përveç tyre, nuk e di plotësisht se çfarë kanë përjetuar.

Brad Pitt, nga ana e tij, raportohet se është i lënduar nga distancimi i fëmijëve dhe shpreson që një ditë të arrijë të rindërtojë marrëdhënien me ta.

Ndarja e çiftit u bë publike në vitin 2016, ndërsa divorci u finalizua në dhjetor të vitit 2024, pas një beteje të gjatë ligjore.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI