
Juan Cuadrado, i intervistuar nga “Tuttosport”, rikthehet te largimi nga Juventus në vitin 2023 për të shkuar te Inter: “Allegri do të më kishte mbajtur, me fjalë kishim gjetur edhe një marrëveshje (kolumbiani ishte në përfundim të kontratës, shënim i redaksisë), por mënyra e largimit nuk më pëlqeu. Më erdhi keq sepse shkova te Inter dhe në atë moment nuk e kuptova se sa i fortë ishte rivaliteti mes dy skuadrave. Unë doja vetëm të luaja; kur je në aktivitet, nuk bën shumë llogari. Kur shkova tek ata (i referohet Interit, shënim i redaksisë), kuptova se e kisha lënduar botën bardhezi, edhe pse pa dashje”.
Mbrojtësi i krahut, sot 38 vjeç dhe i rikthyer në Kolumbi te Millonarios, shton: “Do të kisha qëndruar, nuk doja të lëndoja askënd. Shpresoj që me kalimin e kohës mendimi për mua të rivlerësohet. Ndjej se duhet t’u kërkoj falje tifozëve që kam zhgënjyer, shpresoj të jenë në gjendje të kuptojnë, pa mbajtur më mëri”.
