
Tensionet përpara Kryeministrisë vijojnë. Protestuesit kanë hedhur bomba molotov në drejtim të autobotëve të policisë të vendosur në bulevard. Pranë mjeteve ujëhedhëse duken disa vatra të vogla zjarri, të shkaktuara nga molotovët e hedhur.
Ndërkohë policia po përdor ujë me presion për të zmbrapsur turmën, ndërsa protestuesit vijojnë të qëndrojnë në bulevard. Nga grupi i të rinjve dëgjohen njëzëri thirrjet “Arrestoni Ramën” dhe kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.