Flash

Veliaj troç, akuzon Ramën se e ka burgosur dhe e mban prej 20 muajsh në burg

Veliaj bëhet anëtari i parë i kupolës së lartë të PS që pohon me gojën plot se kryeministri e përdor drejtësinë e re, SPAK-un dhe gjykatat, si armë për eleminimin e aleatëve apo kundërshtarëve të tij politikë

Lapsi.al 6 November 2026

Veliaj troç, akuzon Ramën se e ka burgosur dhe e mban prej 20 muajsh

Sa më tepër ditë kalojnë aq më i ashpër bëhet sherri Rama-Veliaj. Këtë të premte kryetari i burgosur i bashkisë së Tiranës, ka akuzuar përmes një videoje të prodhuar me inteligjencë artificiale, një dorë të vetme që e ka rëmbyer atë nga zyra për të çuar në qelinë ku është i izoluar prej 20 muajsh. Ndonëse nuk përmendi emra ai foli për një konspiracion që jo vetëm e ka burgosur, por donte ta shkarkonte edhe nga detyra, që me një "ping-pong" gjykatash e mban të izoluar, që donte edhe në fund ta shkarkonte.

Deri më tani ka qenë avokati i Veliajt, Plarent Ndreca ai i cili pohoi se klienti i tij mendon se SPAK e ka burgosur me urdhër të Edi Ramës. Ndreca foli edhe për kërcënimin që të burgosurit iu bë nga ministri i Drejtësisë Toni Gogu se nëse nuk dorëzonte zyrën dhe nuk ia kalonte stafetën Arbër Hajdarit, Veliaj do të bërballej me 100 vite burg.

Nëse të gjithë e dyshonin se cili i luante këto fije kryebashkiaku në detyrë nuk po fshihet më për të pohuar se pas tyre qëndronte Rama.

Po të lexosh me kujdes tekstin e tij të fundit, ku ai i sheh të lidhura me njëra tjetrën të gjitha veprimet edhe çështjen e SPAK edhe burgosjen edhe tentativën për ta ndëshkuar edhe rrëzimin e kërkesës për tu gjykyar në liri edhe urdhërin për të deleguar detyrën, kuptohet qartë se këtë fuqi e ka një njeri i vetëm.

Ndërsa deri më tani mbrojtësit e pushtetit, që nuk e kanë shitur ende Veliajn e paraqisnin "persekutimin" e tij si rezulatat i mërisë së dy prokurorëve që kishin kapërcyer limitet, apo i denoncimit të ndonjë armiku brenda llojit, gjërat tani kanë ndryshuar. Duke vënë në një thes, duke përfshirë në të njëjtin skenar edhe ato që Rama i ka bërë publikisht (tentativën për ta zevendësuar apo atë për ti kërkuar detyrën) me veprimet e drejtësië, Veliaj e thotë troç se pas goditjes së tij qëndron kryeministri.

Kështu, ai bëhet anëtari i parë i kupolës së lartë të PS që pohon me gojën plot se shefi i qeverisë e përdor drejtësinë e re, SPAK-un dhe gjykatat, si armë për eleminimin e aleatëve apo kundërshtarëve të tij politikë.

Deri tani më këtë tezë e kanë artikuluar me forcë, Berisha dhe mbështetësit e tij, Ilir Meta dhe Partia e Lirisë, Arben Ahmetaj pasi e goditën dhe i hoqën imunitetin (ndryshe nga Ballukut). Por deri më sot askush që mban funksione të larta në hierarkinë e partisë në pushtet nuk ka guxuar ta akuzojë Ramën se kontrollon apo përdor drejtësinë.

LAPSI.AL 

Të këshilluara

"100 vjet burg"/ Detaji në mesazhin e Ramës që transformoi Erion Veliajn

Rebelimi i Erion Veliajt ndaj Edi Ramës nuk erdhi nga humbja e Bashkisë së Tiranës, por nga bindja se pas burgosjes dhe poshtërimit të tij qëndronte vetë kryeministri, një e vërtetë që ia shkatërroi shpresën e fundit, por njëkohësisht e çliroi nga frika dhe nënshtrimi ndaj njeriut që dikur e quante “vëllai i madh”.

14:17

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI