Flash

Lider i ri në PD? Berisha: Do të them “Goodbye” vetëm nëse...

Lapsi.al 5 November 2026

Lider i ri në PD? Berisha: Do të them “Goodbye” vetëm

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar mundësinë e krijimit të një lidershipi të ri në PD.

I ftuar në një intervistë televizive, Berisha deklaroi se largimi i tij nga drejtimi i PD-së do të ndodhë vetëm nëse do të ndiejë se nuk ka më mundësi fizike ose mendore për të përmbushur detyrat.

“Momentin që unë të ndjej pamundësinë më të vogël fizike në detyrimet e mia fizike ose mendore, absolutisht, me lehtësi dhe pa vështirësi do të them ‘Goodbye’. E kam lidhur këtë, por në kohën kur unë ndiej të njëjtën performancë dhe me një eksperiencë shumë të çmuar, unë nga beteja…”, u shpreh Berisha.

I pyetur nëse Belind Këlliçi mund të jetë një lider i ri i Partisë Demokratike, Berisha tha se gara për drejtimin e partisë mbetet e hapur, por nuk dha një afat konkret për largimin e tij.

Gjatë intervistës, ai u ndal edhe te përplasja e mëparshme me Lulzim Bashën, duke pretenduar se vendimi për t’u rikthyer në krye të PD-së erdhi pasi konstatoi se po synohej kontrolli i partisë dhe se Basha kishte vepruar kundër tij.

“U riktheva për dinjitetin tim, për dinjitetin e Partisë Demokratike”, deklaroi Berisha.

Ai foli gjithashtu për motivimin e tij për të vijuar betejën politike, duke e cilësuar përballjen me Edi Ramën si një nga periudhat më interesante të jetës së tij politike.

“Unë nuk jam demon pushteti. Unë kam pasur të gjitha pushtetet. Po tani luftoj me një përkushtim. Këto vite kanë qenë vitet më interesante të jetës sime, sepse beteja kundër një diktature të dytë është jashtëzakonisht motivuese”, tha kreu i PD-së.

Berisha akuzoi gjithashtu kryeministrin Rama se po zgjedh të qëndrojë në pushtet me çdo kusht dhe e krahasoi situatën aktuale politike me fundin e regjimit komunist në Shqipëri dhe zhvillimet në Rumani. /EuronewsAlbania

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI