Flash

Aksident i rëndë në minierën e Martaneshit, humb jetën një 62-vjeçar

Lapsi.al 7 November 2026

Aksident i rëndë në minierën e Martaneshit, humb jetën

Një minator ka humbur jetën në një galeri private në zonën e Batrës, në Martanesh, pas shembjes së një masivi kromi. Viktima është 62-vjeçari Gëzim Muça, i cili në momentin e aksidentit po punonte në frontin e nxjerrjes së mineralit.

Sipas informacioneve paraprake, një masiv është shkëputur dhe e ka zënë poshtë, duke i shkaktuar plagë të rënda. Kolegët e tij kanë njoftuar menjëherë ambulancën dhe Policinë, por 62-vjeçari është gjetur pa shenja jete. Policia ka nisur hetimet për të sqaruar dinamikën e aksidentit dhe shkaqet që çuan në shembjen e masivit. Ngjarja rikthen në vëmendje çështjen e sigurisë në galeritë minerare dhe rrezikun me të cilin përballen punonjësit e sektorit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI