Flash

Molotov në hyrje të kryeministrisë, policia fotografon turmën nga tarracat

Lapsi.al 7 November 2026

Molotov në hyrje të kryeministrisë, policia fotografon

Situata është tensionuar ndjeshëm para Kryeministrisë, ku gjatë protestës janë hedhur bomba molotov në drejtim të godinës së qeverisë. Një prej mjeteve ndezëse ka përfunduar pranë hyrjes së Kryeministrisë, ndërsa në bulevard kanë vijuar përplasjet dhe thirrjet e protestuesve.

Në të njëjtën kohë, efektivë të policisë janë pozicionuar në tarracat e Kryeministrisë dhe Kuvendit, nga ku kanë fotografuar dhe monitoruar turmën. Disa prej të rinjve kanë përdorur lazerë në drejtim të pozicioneve të policisë, duke tentuar të pengojnë fotografimin dhe identifikimin e tyre nga lart. Protesta u zhvendos para Kryeministrisë pas marshimit që nisi nga Ministria e Arsimit, ku më herët u regjistruan tensione, hedhje sendesh dhe ndërhyrje të policisë me gaz lotsjellës.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI