
Tensionet vijojnë përpara Kryeministrisë. Protestuesit kanë hedhur sërish molotov dhe fishekzjarrë në drejtim të godinës dhe mjeteve të policisë. Pas këtyre veprimeve, forcat e rendit kanë ndërhyrë me autobotë, duke përdorur ujë me presion për të larguar turmën nga perimetri i Kryeministrisë.
Përplasjet janë intensifikuar gjatë minutave të fundit, ndërsa protestuesit vijojnë të qëndrojnë në bulevard dhe të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Studentët kanë përsëritur se nuk pranojnë ftesën e kryeministrit për dialog dhe se do të vijojnë protestën deri në plotësimin e kërkesës së tyre.