Flash

Plagoset me armë në Athinë shqiptari i kërkuar për trafik kokaine, dy 16-vjeçarë në pranga

Lapsi.al 7 November 2026

Plagoset me armë në Athinë shqiptari i kërkuar për

Policia greke ka identifikuar shqiptarin e plagosur me armë mbrëmjen e djeshme në Athinë. Bëhet fjalë për Helis Cato, 38 vjeç, banues në Sarandë, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Sipas autoriteteve greke, Cato ishte shpallur në kërkim pas një operacioni të zhvilluar në qershor kundër një grupi të dyshuar për trafik kokainë, gjatë të cilit u sekuestruan edhe armë zjarri. Në atë operacion u arrestuan nëntë persona dhe katër të tjerë u shpallën në kërkim, mes tyre edhe 38-vjeçari. Në total, grupi përbëhej nga 11 shqiptarë dhe tre shtetas grekë.

Lidhur me ngjarjen e mbrëmshme, policia greke ka arrestuar dy 16-vjeçarë, shqiptarin Flavio Keqi dhe grekun Ioannis Karikis. Ata dyshohet se ndodheshin me Caton në momentin e të shtënave dhe më pas tentuan të largoheshin. Të dy janë arrestuar për mosbindje ndaj urdhrit të policisë. Sulmi ndodhi pranë një kishe në lagjen “Kolono” të Athinës. Sipas informacioneve paraprake, drejt 38-vjeçarit është qëlluar dy herë. Pasi u plagos, Cato arriti të shkonte drejt automjetit të tij, të parkuar rreth 150 metra më larg, ku më pas u gjet nga policia.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI