Flash

Atentati në Athinë, identifikohet shqiptari i plagosur dhe autorët e dyshuar (Emrat)

Lapsi.al 7 November 2026

Atentati në Athinë, identifikohet shqiptari i plagosur dhe

Policia greke ka identifikuar personin e plagosur mbrëmjen e djeshme në Athinë, ndërkohë që ka vënë në pranga edhe dy persona të dyshuar.

Sipas burimeve zyrtare, i plagosur ka mbetur Helis Çato, 38 vjeç, banues në lagjen nr.1 të Sarandës. Ai rezulton person i shpallur në kërkim nga policia greke, pas goditjes së një grupi kriminal të tregtimit të kokainës në qershor të këtij viti, në një operacion ku u sekuestruan dhe armë zjarri.

Në prangat e forcave speciale greke në qershor, ranë 9 persona dhe u shpallën në kërkim 4 të tjerë, mes tyre edhe Cato. Bëhet fjalë për 11 shqiptarë e 3 grekë në total. 
Ndërkohë lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmë, policia greke ka arritur të vendosë në pranga 2 shtetas, konkretisht dy të mitur, shqiptarin Flavio Keqi 16 vjeç dhe grekun Ioannis Karikis 16 vjeç.

Ata mësohet se ndodheshin në shoqërinë e viktimës në momentin e ngjarjes dhe më pas kanë tentuar të largohen e për këtë janë arrestuar për “mosbindje ndaj urdhrit të policisë”. Ndërkohë mbetet ende e paqartë se kush ka qenë autori i tentativës së vrasjes.

Mbrëmjen e djeshme ata dyshohet se kanë hapur zjarr dy herë ndaj 38-vjecarit Çato, pranë kishës në lagjen “Kolono” të Athinë. Pasi është goditur me një plumb, Çato ka arritur të shkojë drejt mjetit të tij, i cili ndodhej parkuar rreth 150 metra më larg, ku dhe u gjet nga policia. Ai mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë në spital

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI