Flash

Përplasje në “Ujin e Ftohtë”/ Policia qëllon në ajër, një person kapet pas ndjekjes

Lapsi.al 7 November 2026

Përplasje në “Ujin e Ftohtë”/ Policia qëllon

Një konflikt mes disa personave ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e “Ujit të Ftohtë” në Vlorë, duke sjellë ndërhyrjen e policisë. Sipas informacioneve paraprake, gjatë përplasjes fizike një është tentuar të përdoret edhe një thikë. Me mbërritjen e efektivëve, një nga personat e përfshirë është larguar me vrap. Policia ka qëlluar në ajër për ta ndaluar, por ai ka vijuar të largohet.

Pas një ndjekjeje të shkurtër, efektivët kanë arritur ta kapin dhe ta shoqërojnë. Edhe personat e tjerë të përfshirë në konflikt janë dërguar në komisariat për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Nga përplasja nuk raportohet për të lënduar.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI