
Një protestues që është gjobitur me 5 milionë lekë për protestën e së shtunës rrëfeu për News24 se pse është në rrugë. 17-vjeçari tha se nuk ka para që të paguajë një gjobë kaq të madhe.
Ai u shpreh se jetojnë me kemp si familje dhe se janë në kushte tepër të vështira, por deklaroi se asgjë nuk e tremb dhe se do të protestojë deri në largimin e Edi Ramës nga pushteti.
"Unë isha duke luajtur, nuk kam qenë pjesë e protestës. Babin nuk e kam lajmëruar, sepse nuk mund të paguaj dot 5 mijë eurot për 10 ditë. Nëna më ka vdekur, më ka ndërruar jetë ka shumë vite. Me kemp kam familjarët, që marrin në total 240 mijë lekë.
Nuk na del aspak. Unë kam punuar në mobileri, merrja 360 mijë lekë, nuk del për asgjë. Unë kam dalë për të drejtat e mia dhe të drejtat e Shqipërisë.
Shteti asgjë nuk më jep për vdekjen e nënës, vetëm në shkollë marr një bursë. Nuk kam ku t’i gjej lekët. Në protestë do marr pjesë derisa të japë dorëheqjen Rama. Nuk më frikëson asgjë" - tha ia riu. /LAPSI.al