Flash

PO NDODH/ Sërish protestë përpara kryeministrisë: Dorëheqje!

Lapsi.al 8 November 2026

PO NDODH/ Sërish protestë përpara kryeministrisë:

Protestat kundër qeverisë së Edi Ramës kanë vijuar edhe pasditen e kësaj të diele në Tiranë, në ditën e 162-të. Studentë, të rinj dhe qytetarë janë mbledhur sërish para godinës së Kryeministrisë, në kuadër të tubimeve të përditshme kundër qeverisë. Protesta nisi rreth orës 18:30. 

Pjesëmarrësit vijojnë të këmbëngulin në kërkesën e tyre për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se nuk tërhiqen nga qëndrimi i tyre deri në largimin e tij. Krahas kundërshtimit ndaj qeverisë aktuale, një tjetër mesazh që përcillet nga protestuesit është refuzimi i klasës së vjetër politike, ku në të njëjtin plan vendosin Edi Ramën dhe Sali Berishën.

Në fokus të protestës mbetet edhe qëndrimi i studentëve, të cilët kanë refuzuar thirrjet e përsëritura të kryeministrit për dialog. Ata kanë bërë të qartë se nuk pranojnë të ulen në bisedime me Ramën, duke argumentuar se nuk mund të ketë dialog me një kryeministër, ndaj të cilit kanë akuza për korrupsion dhe që, sipas tyre, ka përdorur policinë për të ushtruar dhunë ndaj të rinjve gjatë protestave. /BW

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI